Arti në thasë të miellit, Al-Jerjawi sjell ‘Fragmente të Mbijetesës’

Kultura

Arti në thasë të miellit, Al-Jerjawi sjell ‘Fragmente të Mbijetesës’

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 20:25
Pamje nga videoja

Një artist nga Gaza, i cili e ka përjetuar luftën nga afër, ka sjellë në Prishtinë një ekspozitë të veçantë, veprat e tij janë realizuar mbi thasë mielli, të cilët kanë shërbyer si ndihmë humanitare për popullin e tij.

Hussein al-Jerjawi, është artisti nga Gaza, i cili përjetimet e tij i ka qitur në letrat e thasëve të miellit, që u kishte shkuar si donacion nga organizatat humanitare.

Arti i tij ka ardhur në Kosovë si ekspozitë personale përmes "Reporting House". Ekspozita e tij “Fragmente të Mbijetesës”, është kuruar nga artisti nga Kosova, Gazmend Ejupi.

“Kjo ekspozitë amplifikon zërat nga periferia dhe e shndërron artin në dëshmi, në një akt të të vërtetës që sfidon dhunën përmes krijimtarisë”, thotë Ejupi.

Krijuar në rrethana ekstreme, Al-Jerjawi përmes pikturave në thasë të miellit, rrëfen historitë e humbjes, kujtesës dhe rezistencës njerëzore.

Kjo ekspozitë, thotë artisti, sjell mesazhin se kujtesa, puna dhe arti janë mjete të fuqishme për ta ndërtuar të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat