E vërteta e të pavërtetave

Kultura

E vërteta e të pavërtetave

Nga: Gjon Marku Më: 20 qershor 2025 Në ora: 12:01
Gjon Marku

O Gjolek Kacadreni, ku po shkon ashtu turrevrap? – i ishte drejtuar Nika  Gjoleks, që s’e di pse e thërrisnin Gjolek Kacadreni. Ai gjithnjë fliste turrthi për gjithçka, por atë ditë ishte duke ecur nxitimthi. E meqë vinte drejt meje, i kisha dalë përballë dhe, pa e përshëndetur mirë, i isha drejtuar:

-         Çfarë ke more Gjolekw që po të shoh të shqetësuar?

- Po si të ta them... - më ishte drejtuar ai dhe më shihte drejt e në sy, që më shumë dukeshin si lutës, por që brenda tyre mbanin një shqetësim të dukshëm. - Më ka shqetësuar shumë e vërteta e të pavërtetave.

- S’po të kuptoj Gjolek... - i kisha folur unë, duke dashur të marr një shpjegim pak më të qartë prej tij, por edhe me dëshirën që ta ndihmoja, nëse kisha gjë në dorë e ishte e mundur.

-Po si të ta them? Se mos ke gjë në dorë... E çfarë mund të bësh, kur të gjithë janë të pamoralshëm e shesin moral, dhe askush nuk mund të reagojë. A nuk e sheh si flitet në parlament apo në analizat politike? Edhe atje është faji. Peshku nga koka qelbet. E në vend që të ngrihemi e t’i shembim, a thua se u japim përshëndetje me duartrokitje - dhe asgjë nuk mbetet me kaq.

Për me e shkatërrue këtë vend s’ka pasur nevojë për ushtarë, tanke, topa a gjeneralë të ndonjë vendi të huaj - se shumë më dhimbshëm është kur shkatërron vetveten. Tash nuk u besojmë më fjalëve, se ato janë kthyer në thashetheme e hidhen pa u menduar. Vetë fjala e ka humbur peshën, nuk ka më mendim. E ajo tash vret më shumë se plumbi i të huajit a taborrit që turreshin me shkatërrua prej themelesh këtë vend.

- Tash, mor miku im, asgjë s’po na mbetet. Nuk është më e jona as burrnia, as tradita, as mikpritja. Po shihet se nuk jemi më kërkund...

-Po hajde, hajde të pimë një kafe, se bash shpirti duket se më është trazuar.

- U futëm në kafenenë e parë që na doli përpara, edhe pse në fakt unë ende nuk e kisha kuptuar se çfarë halli kishte Gjolek Kacadreni atë mëngjes e pse ai ishte kaq i ngarkuar emocionalisht e shpirtërisht.

Kur kishte ardhur kamarieri dhe sapo kishim porositur ato dy kafe, ai sërish kishte nisur me folë:

- Kalë Troje, mor burrë, fiks kalë Troje! Veçse tash krejt ndryshe. E këta flasin se po bëhet gjithnjë e më mirë - kur nuk ka më zi!

- Po vetë jeta, more Gjolek, është luftë - i isha drejtuar, pse akoma s’po merrja vesh çfarë e kishte gjetur.

- S’po të kuptoj, mor Gjolek, pse je trazuar kaq shumë e po flet si gjithnjë nxitimthi, pa më thënë çfarë halli ke, çfarë të mundon, more burrë që je bërë i verdhë si limon dhe një inat i pashoq të buron për së brendshmi.

- Eh... - kishte ofsharë ai, si t’i dilte prej thellësisë së shpirtit ajo ofshamë që kishte lëshuar. - Po e kam një gur varri, bre burrë, që më mundon e më ka trondit deri në palcë. E duke i zhduk të gjitha... atëherë shqiptari për shqiptarin, çfarë mbetet, mor burrë?

- Unë ende nuk ta kam kuptuar... Po fol ma qartë, ore Gjolek – i isha drejtuar.

Po, histori kryekëput e dhimbshme dhe e tmerrshme… Çfarë të të them tjetër, mor burrë - kishte folur Gjoleka.

- S’ka më turp, por turpi s’ka më kuptim - në nervozizmin e tij dukej haptazi se kishte filluar të dridhej. - Turpin e kemi hedhur si leckë pa vlerë! Kërkush nuk ka më turp. E mua më ka shqetësuar pa fund e vërteta e të pavërtetave. M’u kujtua fjala e një burri të madh, që pak a shumë ka thënë: "Mos më varrosni në vendlindje", dhe ai ishte bash prej këtu… "Se nuk dua që grekët të dhjesin mbi varrin tim."

Tash janë prekur: vetëdija kombëtare, gjuha kombëtare, flamuri kombëtar, arti kombëtar… Ka degjeneruar gjithçka. Heronjtë kombëtarë kanë mbetur veç një fjalë goje. Shkurt e shqip: tash po na i vjedhin edhe varret! Të pabesët, mor vëlla i dashun!

- Po kthehem nga policia, ku shefi i policisë më mbajti me fjalë e me llafe pa vlerë, duke m’i humbur orët kot, pa më dhënë asnjë përgjigje!

- Prej kohës së Skënderbeut e deri më sot, gjithmonë ata që janë në krye na thonë: “Do të bëhet më mirë”, por kurrë s’ka qenë më zi, mor burrë. Nuk ka më zi e më turp!

I mbështolli fytyrën, sytë e veshët me duar dhe lëshoi një klithmë:
- Ku-ku-ku... Kemi mbërritur në këtë ditë të zezë!

- Atje, te kodra e kishës, ndër varre, i kanë zhvarrosur gjyshërit tanë grekët!

 Në ato gropa s’ka mbetur më asnjë kockë! E kanë ndërtuar në një livadh një varrezë që veç grek nuk ka. Dhe thonë se ata kanë rënë në këtë vend! Po çfarë kanë dashur këtu, more? E nëse kanë rënë ushtarë grekë këtu, pse s’i marrin e t’i varrosin në vendin e tyre?

Pse, pse po i shkulim nga toka amë eshtrat e të parëve tanë dhe po sajojmë varreza të rreme, pa asnjë të vërtetë në to?!

E mua po më lodh, po më shkatërron e vërteta e të pavërtetave.

Kushedi ku ma kanë varrosur gjyshin! Kushedi çfarë emri i kanë vënë në pllakën e varrit! Kushedi nga kush më kanë bërë për së vdekuri!

Qeveria hesht. Policia hesht. Deputetët e gazetarët rrejnë. Na vjedhin. Na poshtërojnë me fjalë – duke na thënë: “Do të bëhet më mirë!”

Na mbajnë me ëndrra mashtrues!- Po i vraftë Zoti, mor, i vraftë!

Të duash kombin është gjë e madhe, mor, është e shenjtë!

Por këta... këta...

- Po çfarë do t’u themi atyre që lindin nesër, mor?!

I vraftë Zoti! I vraftë!

- Tani ka ardhur koha me thirr: MJAFT, mor, MJAFT!

Zoti ju vraftë!

Sot shpirtligu udhëheq. Sot drejton në mbretërinë e mashtruesve, e populli rron në kufijtë e mbijetesës.

- Çfarë t’u them nipave, mor?

Ku e kam varrin e gjyshit e të babës?

Ku ti varrosim më, mor burrë, që të mos na i luajnë kockat grekët?

Qeveritarët e kanë mendjen veç për të vjedhur!

Unë kisha heshtur për disa çaste, i mpirë deri në palcë, pa mundur të thosha asgjë.

Por brenda vetes ndjeja një trishtim që të gërryente deri në eshtër.

- Po ti beso, besom or, se Zoti ka me i vra! - më ishte drejtuar sërish Gjolekws.

- Shife e bëj një llogari: kush i ka hyrë në hak këtij populli, kush ka prekur copa të tokës së tij… Zoti e ka shkmës! E ka zhba, ani pse ku ka arritur në pushtet - me marifete a me tradhti. Po dhe shqiptart, mor shqiptart  ata qw kan ba tradhti ndaj ti.

- Beso, mor, beso! Zoti ka me i vra!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat