Presidenti i Shqipërisë në OKB,
takon përfaqësues të Banglladeshit,
"Ju lutem," – thotë, –
"Na dërgoni punëtorë e studentë,
se Shqipërisë i mungojnë,
nga që gjysmë milioni shqiptarë
e kanë lëshuar vendin,
për të punuar gjithandej nëpër botë."
Edhe Kryeministri i Shqipërisë,
Edi Rama,
pasi e shopolloi Shqipërinë,
kërkon punëtorë edhe jashtë Evropës,
nëpër botë –
deri në Azi e Afrikë,
për ta ndërtuar
atdheun e Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut – Shqipërinë.
Shqipëria, vështirë për të parë dritë,
përderisa në krye të saj
qëndrojnë mbeturinat staliniste
të Rusisë
dhe agjenturat e Serbisë.