Nganjëherë mbesim pa ngrënë bukë

Kultura

Nganjëherë mbesim pa ngrënë bukë

Nga: Adem Bytyqi Më: 4 tetor 2025 Në ora: 11:33
Adem Bytyqi

Nganjëherë mbesim pa ngrënë bukë,
ndërsa politikanët e Kosovës
nuk ua dinë fundin pasurive,
e premtojnë mrekulli në zgjedhje lokale.

Familja e Fatmire Jahës, nga Vranjevci,
herë pas here s’ka as kafshatën e gojës,
nga varfëria e rëndë që e ka kapluar,
ndërkohë që premtimet shndërrohen në heshtje.

Përvoja ka treguar ndër vite,
se politikanët tanë s’e duan pushtetin
për ta zhvilluar vendin tonë të lodhur,
por vetëm për t’u pasuruar vetë, në heshtje.

Nuk është vetëm familja nga Vranjevci
që vuan dhimbjen e boshllëkut në sofrë,
por shumë e shumë familje nëpër Kosovë
që politika i ka lënë në harresë.

Përderisa vrapojnë pas kolltukëve,
ata harrojnë se pushteti është përgjegjësi –
jo një mjet për lavdi e pasuri,
por shërbim për ata që s’kanë as bukë për të ngrënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat