Çmimi Nobel në Fizikë iu dha tre fizikantëve kuantikë

Kultura

Çmimi Nobel në Fizikë iu dha tre fizikantëve kuantikë

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Çmimi Nobel në Fizikë iu dha John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis për punën e tyre në kompjuterët kuantikë, raporton BBC.

“Nuk ka asnjë teknologji të avancuar që përdoret sot e cila nuk mbështetet në mekanikën kuantike, përfshirë telefonat celularë, kamerat dhe kabllot me fibra optike”, tha komiteti Nobel.

Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një konferencë për shtyp në Stokholm, Suedi.

“Ta them butë, ishte surpriza më e madhe e jetës sime”, tha profesori John Clarke, i cili ka lindur në Britani dhe aktualisht punon në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi pritet të shpallen të mërkurën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat