T’mirës nuk i thuhet keq.
T’mirës i thonë keq
vetëm ata
që e vjedhin
vendin e vet.
Dikur LDK e PDK
e akuzonin njëra-tjetrën
për shumëçka,
por sot bashkëpunojnë
për t’u kthyer sërish
në qeverisjen e Kosovës.
Çdo akt faljeje e bashkëpunimi
ndërmjet shqiptarëve
është në interesin më të mirë të Kosovës.
Vetëm armiqtë e shqiptarëve
mbjellin farën e ndarjes,
konfliktit
dhe hakmarrjes
në mes tyre.
Më në fund,
këto dy parti – LDK e PDK –
do të duhej të hynin në koalicion
me Vetëvendosjen,
që qytetarët të mos dërgohen
në zgjedhje të jashtëzakonshme,
në një kohë kur
më shumë se kurrë më parë,
Kosova ka nevojë
për qeveri
dhe institucione legjitime
shtetërore.