Vrasje apo vetëvrasje —
kaq gjatë drejtësia
ende s’ka hedhur dritë
mbi humbjen e jetës së tij.
U arrestua në burgun e Prizrenit,
u mbajt në paraburgim
më gjatë se lejon ligji.
Jetën e humbi në rrethana misterioze.
Në fillim thanë — vetëvrasje.
Më pas, ekspertët zviceranë
hedhën dyshime:
jo vetëvrasje, por vrasje.
Sido që të ketë qenë,
drejtësia ende hesht.
Jeta e humbur në duart e shtetit
mbeti në terr.
Kush e di?
Nga paaftësia —
apo me qëllim?