Shumë opozitarë janë bërë milionerë, po e shijojnë opozitën si pushime vjetore

Kultura

Shumë opozitarë janë bërë milionerë, po e shijojnë opozitën si pushime vjetore

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 08:40
Autori Adem Bytyçi

Shumë opozitarë janë bërë milionerë,

po e shijojnë opozitën si pushime vjetore.

Shteti ndodhet në krizë,

pa institucione, pa buxhet.

Ka gjasa punëtorët e pensionistët

të mbesin pa rroga,

por kjo opozitës s’i intereson —

sepse ndodhet në pushim vjetor.

Qytetarët e Kosovës,

punëtorë e pensionistë,

të gjithë pa dallim e kanë marrë vesh:

opozitës më shumë i interesojnë zgjedhjet

se sa gjendja e rëndë e Kosovës

dhe e qytetarëve,

në të cilën ndodhen aktualisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat