Parti politike, bëhuni bashkë!
Mos e urreni njëra-tjetrën,
sa nuk është bërë vonë
për ta mbrojtur gjakun e atyre
që e çliruan Kosovën
nga sundimi serbomadh.
Historia na mëson:
saherë shqiptarët nuk kanë qenë bashkë
kundër armiqve,
betejat i kanë humbur,
tokat e tyre armiqtë i kanë aneksuar,
që nga Perandoria Osmane
e deri në Luftën e Dytë Botërore.
Bëhuni bashkë e mos harroni kurrë!
Për çlirimin e Kosovës
është derdhur një oqean gjak
nga Perandoria Osmane,
regjimi jugosllav
dhe fashizmi serb,
për ta mbajtur mend
dhe mos e harruar kurrë!
Serbia, katër herë gjatë historisë,
ka bërë gjenocid kundër popullit shqiptar.