Skender Salihu u lind, më 19 maj të vitit 1965, në fshatin Smirë nga nëna Nazmije dhe babai Saçipi-Komuna e Vitisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Skenderi për shkak të gjendjes ekonomike u detyrua të punojë për gjashtë vite në Slloveni, ku pastaj kthehet në vendlindje dhe punësohet në firmën e vëllait të madh të tij, Hamitit, “Inter Impex” në Viti. Skenderi u frymëzua nga dëgjimet për gjyshin e tij, Shaban Salihu, i njohur si Shaban Cërni, cili në lëvizjet kontraçetnike ishte mjaft aktiv, ai ishte një ndër komandantët e kësaj organizate ushtarake. Po edhe vëllai i madh i Skenderit, Hamiti, ishte veprimtar dhe frymëzues aktiv i çështjes kombëtare.
Pra, Skenderi rrjedhte nga një familje me taban atdhetar. Skenderi u bë pjesëtar i rregullt i Batalionit të Parë, Brigada 173, në tetor të vitit 1998, ai ishte në kontakt me Mirali Sejdiun, Emrush Azizin, Hebib Sejdiun, Afrim Halilin, Lulzim Ibrahimin, Ylvi Demirin, Qamil Demirin, Ajet Beratin e shumë shokë të tjerë. Skenderi me shokë, Ajetin e Hebibin kishin bartur me traktor armë dhe kishin shpërndarë në zona tjera të luftës, më saktësisht në fund të janarit të vitit 1999, ai dha në shërbim të atdheut gjithçka që kishte për të dhën.
Në mëngjesin e datës 05 prillit të vitit 1999, fshati Smirë u gjetë në një rrethim të hekurt nga forcat ushtarake serbe, fshati i sulmuar nga të gjitha anët. Miraliu dhe Hebibi ishin të betuar për mosdorëzim në duart e armikut serb, ata ishin nisur në drejtim të shtëpisë së Skenderit, aty pati shkëmbim plumbash në mes forcave serbe dhe njësitit të UÇK-së, ku në oborrin e Skenderit ishte godit traktori me plumba në vendin e quajtur Çadra, por njësiti ka shpëtuar dhe kanë vazhduar udhëtimin për në vdendin e quajtur Bjeshkallavë, ku Skenderi së bashku me luftëtar luftuanë ballë për ballë heroikisht me forca të shunta të ushtrisë serbe. Luftëtarët e lirisë ranë heroikisht: Skender Salihu, Ylvi Demiri, Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, ndërsa plagoset rëndë Nezir Elezi. Shumë qytetar tjerë smiras u maltretuan dhe u rrahën pamëshirshëm. Skender Salihu la pas vete bashkëshorten dhe tre djmë të vegjël. Skenderi me shokë iu bashkëngjitë radhës së dëshmorëve të përjetësisë për tu mbajt gjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.
Dëshmori Skender Salihu!
I frumëzuar me atdhedashuri,
i edukuar nga familja e tij!
Me grukë të pushkës flakadan,
luftoi Skenderi për vatan!
Skender Salihu nga fshati Smirë,
luftëtar i aftë si vetëtimë!
Kundër shkjaut për t’marr hak,
n’Zonën Operative n’Karadak!
Për liri t’kombit e nder t’atdheut,
luftojnë nipërit e Skënderbeut!
Për t’shkëputë zinxhirtë e robërisë,
mori trimi rrugën e përjetësisë!
Porosi e atdhetarit,
t’jehoj i lirë zëri shqiptarit!
Mos ndaloni luftën me shkij,
derisa vendi t’gëzoi liri!
Nderi i komit t’shqiptarisë,
flakadanët e lirisë!