Ylvi Deniri u lind, më 22 gusht të vitit 1975, në fshatin Smirë-Komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Ai studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mashinerisë, nga ku u mishërua me rrjedhat e luftës, por aktivitetin e filloi në fshatin e tij, Shtëpia e tij në të kaluarën dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte strehë e veprimeve të pashuara kombëtare. Në shtëpinë e tij qëndruan figura të shquara të UÇK-së. Ai ra dëshmor në përjetësi së bashku me pjesëtarë të grupit të UÇK-së, gjatë përleshjeve të armatosura me rastin e rrethimit të fshatit Smirë nga forcat e mashinerisë vrastare të armikut serb, më saktësisht më 05 prill të vitit 1999. Përkujtimorja e dëshmorëve smirasë është e pashlyer në kujtesën e popullit shqiptar, ku Ylviu me shokë u radhit në rrugën e dëshmorëve të cilët ranë në përjetësi për të jetuar gjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.
Dëshmori Ylvi Demiri!
Në Karadak një gjëmë e rëndë,
bisha t’zeza kanë zënë vend!
N’mbrojtje ishin atdhetarë t’mirë,
Ylvi Demiri nga fshati Smirë!
Se lëshojmë t’gjallë bishën e zezë,
se gjithmonë na ka pre n’besë!
N’Zonën Operative n’Karadak,
ne i marrim shkjaut hak!
Thotë Ylvi Demiri me trima tjerë,
që Kosova t’gëzon pranverë!
Ne s’friksohemi edhe se bijmë,
marrim rrugën në përjetësinë!
N’Karadak Ylviu n’përjetësi shkoi,
veç atdheu liri t’gëzoi!
Populli mburret me krenari,
për trimat që ranë për liri!