Për rakinë...

Kultura

Për rakinë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 4 tetor 2026 Në ora: 10:31
Xhelal Hoxha

"E bekuar për ta pirë e shijuar,

me raki Shqipërie shtëpie!"

Raki origjine, nga “Skënderbeu” Tiranë,

dhe prodhime nga Rahoveci, Gjakova, Peja e Prishtina...

sidomos ajo e pjekur prej thane!

Prodhime bio prej dardhe, kumbulle, ftoi, molle e rrushi,

pa e shijuar s’ia din vlerën askushi.

Ndër breza është përdorur si gosti e traditë,

në gëzime, miqësi e çdo shtëpi.

Një gotë për qejf, për miq të mirë,

për të harruar hallet dhe për pak gëzim në shpirt.

Ky kristal i kthjellët si loti,

nga lashtësia e deri te Kastrioti...

Raki e bekuar, aromë Shqipërie,

nëse pihet me masë — sjell dashuri e miqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat