Njëra prej valleve më të njohura dhe përfaqësuese të trevave shqiptare është përfshirë zyrtarisht në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Facebook, se vendimi merr një rëndësi të veçantë për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës popullore ndër breza.
“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, ka shkruar Rama.
Osman Taka ishte një nga kontribuuesit kryesorë të Rilindjes Kombëtare të Shqipërisë dhe një valltar i mirënjohur i kohës së tij. Për nder të tij është emërtuar edhe vallja Osman Taka.
Ai ishte i lindur në Filat në një nga familjet më të fuqishme dhe të pasura të qytetit. Në vitin 1848, ai filloi një revoltë të armatosur kundër Perandorisë Osmane dhe u bë protagonist në të rezistencës shqiptare. Kur Lidhja e Prizrenit u formua ai u emërua si kreu i degës lokale në Prevezë. Pasi forcat osmane arritën të shuajnë Lidhjen e Prevezës, ata e arrestuan Osman Takën në vitin 1886.
Osman Taka ishte i burgosur në Janinë dhe u dënua me vdekje. Kur ai u pyet për të dhënë dëshirën e tij të fundit, ai donte të kërcente. Tradita popullore thotë se vallëzimi i tij ishte aq e bukur sa që forcat e ushtrisë osmane, nuk e kanë ekzekutuar atë. Pas disa ditësh ai u kap sërish dhe u vra në Konispol.