Shpallen fituesit e ekspozitës kolektive “Flaka e Janarit 2014”

Kultura

Shpallen fituesit e ekspozitës kolektive “Flaka e Janarit 2014”

Më: 19 janar 2014 Në ora: 08:41

Ekspozita kolektive e cila organizohet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, ka shpallur të premtën në mbrëmje fituesit kryesorë të kësaj ekspozite për vitin 2014. Piktori i njohur gjilanas Zejnullah Zejnullahu, ka triumfuar në këtë mbrëmje në kategorinë e çmimit “Blerës i Galerisë”. Këtë çmim, piktorit Zejnullahut ia dorëzoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, në çmimin për pikturë “Peneli i Flakës” e kanë fituar dy artistë Arta Ramadani si dhe Agron Bytyqi. Juria vlerësuese e kësaj ekspozite, që ishte në përbërje të Demir Behlulit, piktor, Rasim Vllasaliut, grafist si dhe skulptorit Samir Shabani, ka ndarë edhe çmimin e tretë për këtë ngjarje çmimin për skulpturë, ku në këtë çmim ka arritur të fitoj Blerta Hyseni, përmes një instalacioni tejet interesant që ajo kishte konkurruar në ekspoziten kolektive “Flaka e Janarit 2014”.
Në këtë ekspozitë, pjesëmarrës janë gjithsej 46 autorë, ku për artdashësit në qytetin e Gjilanit, kanë sjelluar 37 piktura, dy grafika dhe shtatë skulptura.

Piktori Agron Bytyçi, i cili ishte njëri nga laureatët e kësaj ekspozite, ka deklaruar për “KultPlus” se më punimin e pikturës së tij, ka paraqitur disa detaje të një ngjarje personale të tij.
“Për mua është hera e parë që marrë pjesë me punim të pikturës në këtë ekspozitë tashmë tradicionale në “Flakën e Janarit”. Jam i befasuar me çmimin, por, njëkohësisht ndihem edhe i lumutr. Punimi im paraqet një histori personale që më takon mua, e cila shtrihet në një prapavijë ku ka një mozaik dhe e kam titulluar “Pranë dritares”. Piktura ime është sureale, por qëllimi im ka qenë një ekspozim i një femre nudo pranë dritares.”, ka thënë piktori Bytyçi.

Skulptorja Blerta Hyseni, që kishte sjellur një instalacion tërheqës për vizitorët në hapje të ekspozitës kolektive, ka theksuar se ndihet e privelegjuar që punimi i saj u shpërblye me një çmim në këtë ekspozitë në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2014”.
“Për nder të patriotëve që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, kam shprehur dëshirë që të marrë pjesë edhe unë si skulptore më një punim ku e kam përgatitur një instalaçion më disa pjesë të drurit. Më vjen shumë mirë që punimi im u vlerësua edhe me çmim.”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë, Avni Behluli, anëtar i Bordit të organizimt “Flaka e Janarit”, ka pohuar se në këtë ekspozitë ka pasur një interesim tejet të madh prej krijuesve artistikë për t’u bërë pjesë e këtij evenimenit të rëndësishëm kulturor në vend. Ai madje ka thënë se përveç artistëve të cilët veprojnë në trojet shqiptare, ka pasur konkurrent edhe nga artistë që vijnë nga diaspora.
“Në këtë vit është vënë re se ka pasur interesim tejet të lartë nga artistë të ndryshëm si nga vendi e po ashtu edhe nga artistë shqiptar të cilët veprimtarinë e tyre artistike e zhvillojnë në diasporë. Madje disa artistë nga Suedia, kanë sjellur punimet e tyre për t’i ekspozuar në këtë ekspozitë. Mirëpo, në mungesë të një hapësirë më të madhe, me keqardhje më duhet të iu them se nuk janë ekspozuar të gjitha punimet e konkurrentëve. Jemi tejet të kënaqru me rritjen e cilësisë së ekspozitës kolektive.”, ka deklaruar Behluli.

Ekspozita kolektive “Flaka e Janarit 2014” do të jetë e hapur deri më 31 janar, atëherë edhe kur do të përfundoj manifestimi kushtuar heronjëve të Kosovës vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat