Një libër bibliografik për Jeton Kelmendin

Kultura

Një libër bibliografik për Jeton Kelmendin

Nga: Hava Orana Më: 13 gusht 2014 Në ora: 13:07

Ditët e fundit është botuar edhe një libër i ri, kësaj radhe rreth krijimtarisë së shkrimtarit të madh dhe publicistit Jeton Kelmendi. “Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas”, vjen nga autorja Irena Gjoni, e cila vjen në dy pjesë, duke përfshirë shkrimet e studiuesve të huaj dhe atyre shqiptarë. Në pjesën e parë të librit janë prezantuar ato në gjuhën origjinale të studiuesve të huaj, dhe më pas edhe përkthimi tyre.

Autorja thotë se ndonëse një libër se libra të këtij lloji zakonisht bëhen për autorët që kanë karrierë prej dekadash, pas shumë e shumë botimesh e ribotimesh, por nuk kishte si të mos e bënte një të tillë për një poet, dramaturg, përkthyes letrar dhe publicist me një moshë shumë të re dhe një përvojë krijimtarie prej 14 vitesh, siç është Jeton Kelmendi.

Autorja Gjoni thekson faktin se Jeton Kelmendi ia ka dalë të botoj shkrimet e veta në 26 gjuhë, siç janë ato: anglisht, frëngjisht, rumanisht, rusisht, ukrainisht, gjermanisht, turqisht, spanjisht, italisht, arabisht, kroatisht, kinezisht, bangladeshisht, greqisht, maqedonisht, hebru, vietnamisht, persisht, japonisht, estonisht, portugalisht, polonisht, holandisht, suedisht, norvegjisht dhe finlandisht. Ajo tregon se krijimtaria e poetit Kelmendi nuk ka ngelur vetëm në përkthimin në këto gjuhë, por që ka tërhjekur vëmendjen edhe të kritikëve të këtyre vendeve. Ata e kanë cilësuar autorin Kelmendi si një nga përfaqësuesit më të denjë të letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Autorja thotë se Kelmendi qysh në moshë të re ka ditur të përfaqësoj në mënyrë dinjitoze poezinë bashkëkohore shqiptare dhe ndoshta kjo përbën edhe të veqantën e poezisë së tij. Gjoni thotë më tutje se autori Kelmendi me krijimtarinë e tij ka arritur të depërtojë e të hyjë në shumë vende të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat