Edicioni i Pare i Kolonisë Artistike në Lugine të Preshevës "Pa Kufi"

Kultura

Edicioni i Pare i Kolonisë Artistike në Lugine të Preshevës "Pa Kufi"

Më: 14 gusht 2014 Në ora: 16:51

Galeria Qahili me përkrahjen e Ministrisë se Diasporës organizon edicionin e parë të Kolonisë Artistike në Lugine të Preshevës “Pa Kufi”.

“Objektiva e këtij projekti është promovimi i bashkëpunimit në mes të artistëve të trojeve ku jetojnë shqiptarët, njëkohësisht të fus artin në jetën e përditshme të qytetarëve si dhe integrimin e shoqërisë së luginës në pjesën tjetër shqiptare dhe më gjerë që mos të ndjehen të harruar”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë aktivitet kulturor marrin pjesë 24 artist nga të gjitha trevat shqiptare, me ç’rast me 22 Gusht 2014, në ora 17:00, do të bëhet ekspozita përmbyllëse me punët e krijuara gjatë këtyre ditëve.

Kjo është lista e pjesëmarrësve në edicionin e parë të kolonisë artistkë “Pa kufi” në Luginë të Preshevës:

Bardha Buza
Agron Dine
Buron Kaceli
Kujtim Buza
Mustafa Arapi
Sadik Kasa
Sefedin Stafa
Esat Valla
Luan Shahiqi
Musa Kalaveshi
Mumin Jashari
Veli Blakqori
Arben Shala
Mentor Avdili
Lindita Beqiri
Nehat Beqiri
Altin Hetemi
Fitore Fejzullahu
Flutra Aliu
Leoneta Abdyli
Sabedin Hetemi
Selman Selmani
Valon Arifi
Eshref Qahili /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat