Kolonia “Pa Kufi” filloi edicionin e dytë në Luginë të Preshevës

Kultura

Kolonia “Pa Kufi” filloi edicionin e dytë në Luginë të Preshevës

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 18:53

Ka filluar sot Kolonia artistike “Pa Kufi” në Luginë të Preshevës, e cila do të mbahet deri të dielën, më 13 shtator 2015, e ku marrin njëzet artistë nga trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi si dhe Diaspora.

Kolonia “Pa Kufi” do të përmbyllet me ekspozitën e përbashkët të artistëve, me punime të cilat do të krijohen gjatë periudhës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Ekspozita do të mbahet me 12 shtator 2015 në Preshevë, duke filluar nga ora 19:00.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artit dhe kulturës Shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtja e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit ku ka shqiptarë dhe përfshirja e shoqërisë së luginës në fushën e artit dhe kulturës.

Ky aktivitet organizohet nga Galeria Qahili dhe mbështetet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Ministria e Diasporës, Majanca, Meritaterm dhe Hotel Rozafa, njoftuan organizatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat