Përfundon kolonia “Pa Kufi” në Luginë të Preshevës - Bota Sot
Përfundon kolonia “Pa Kufi” në Luginë të Preshevës

Kultura

Përfundon kolonia “Pa Kufi” në Luginë të Preshevës

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 07:36

​Sot përfundon edicioni i dytë i kolonisë artistike “Pa Kufi”, e cila u mbajt në Luginë të Preshevës. Pjesëmarrës në këtë aktivitet kulturor ishin njëzet artistë nga trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi si dhe Diaspora.

Kolonia “Pa Kufi” do të përmbyllet me ekspozitën e përbashkët të artistëve, punë të cilat do të krijohen gjatë periudhës së mbajtjes së këtij aktiviteti.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artit dhe kulturës Shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit ku ka shqiptarë dhe përfshirja e shoqërisë së luginës në fushën e artit dhe kulturës. Ky aktivitet organizohet nga Galeria Qahili dhe mbështetet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Ministria e Diasporës, Majanca, Meritaterm dhe Hotel Rozafa”, thuhet në një njoftim të organizatorëve të kësaj ngjarje artistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...