Botohet për herë të parë fjalori terminologjik i muzikës klasike dhe popullore - Bota Sot
Botohet për herë të parë fjalori terminologjik i muzikës klasike dhe popullore

Kultura

Botohet për herë të parë fjalori terminologjik i muzikës klasike dhe popullore

Më: 11 janar 2016 Në ora: 23:21

Fjalori i parë terminologjik i muzikës klasike dhe popullore" mban firmën e Ilir Polenës dhe Vaso Toles. Në këtë botim janë të përfshirë rreth 3000 fjalë. Tole thotë se puna për këtë fjalor është nisur nga ky dorëshkrim i studiuesit të njohur Ilir Polena që 20 vite më parë dhe botimin e cilëson si amanet të përmbushur, pasi ai është ndarë nga jeta një vit më parë.

Që në kopertinë studiuesit preferojnë të japin mesazhin e gjithëpërfshirjes muzikore ilustruar me një foto të Marubit.

Si bazë për krijimin e këtij fjalori muzikologu thotë se i kanë shërbyer, literatura bazike e muzikës italiane, gjermane dhe franceze, për muzikën klasike.

Botimi i tanishëm merr përsipër paraqitjen e një pjese relativisht të kufizuar të termave të huaja, të shqipëruara në formë adeguate shqipe.

Përsa i përket fjalorit të muzikës popullore si dhe vetë muzikës popullore në një vështrim më të gjerë, deri më sot shpjegimi për to është bërë në mënyrë të pjesshme, ndërsa ky fjalor e paraqet të kompletuar.
Vepra i shërben muzikologëve, por ka një vlerë të madhe për shkollat, pasi shpesh tekstet aktuale muzikore sipas Toles janë të formuluar në terminologjinë e gabuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...