Legjenda e Drenicës

Kultura

Legjenda e Drenicës

Nga: Përgatiti Sinan Gashi Më: 11 prill 2016 Në ora: 12:08

Doli nga shtypi antologjia poetike “Legjenda e Drenicës” e përgatitur nga studiuesi Sinan Gashi.

Kjo vepër tepër me interes, duke pasqaruar artistikisht një trevë luftarake që nga mesjeta e deri në luftën e fundit çlirimtare, përfshinë krijimtari nga 16 poezia popullore dhe poezi artistike nga 85 shkrimtarë.

Duke u përqendruar gjthnji në të njëjtën trevë dhe në të njëjtën temë, autori niset nga hershmëria e frymëzimit artistik popullor për bëmat e jashtëzakonshme dhe të domosdoshme që u manifestuan në këtë trevë, e cila përherë ishte e shtypur dhe e ngacmuar nga armiqtë e ngjyrave të ndryshme e po ashtu kundërvëniet ishin po ashtu të pakursyera dhe të përhershme. Ato nisen si veprime individuale, nga personalitete historike tashmë, për të bërë grupacione luftarake (le të kujtojmë lëvizjen kaçake), për të ardhur deri te lufta e fundit gjithëpopullore çlirimtare.

Autori, i përkushtuar si gjithmonë për ta krijuar një vepër me shije, hulumton gjatë dhe larg në kohë, për të dëshmuar krijimet për heronjtë dhe bëmat e tyre nëpër kohëra, si nga ato popullore për Mirosh Kopilin (Millosh Kopiliqin) që shënohet në Shkodër, pastaj këngët për Sylë Rezallën, Azem Bejtën, Hasan Prishtinën, Mehmet Delinë, Shaban Polluzhën, Shote Galicën e kështu me radhë, për të ardhur të krijimtaria e kultivuar që nga viti 1924, kur Hafiz Ali Korça shkruan poezinë për Drenicën, me rastin e bombardimit nga sundimtarët serbë, për të vijuar gradualisht nëpër vite me krijues të dëshmuar të letërsisë shqiptare, si Mark Krasniqi, Arshi Pipa, Agim Gjakova, Ali Podrimja, Dritëro Agolli, Shefqet Kelmendi, Kasam Shaqirvela, Mehmet Haziri, Rifat Kukaj, Naime Beqiraj, Avdi Shala, Din Mehmeti, Rajmonda Maleçka, Bedri Hysa, Nusret Pllana, Delvina Kërliu, Fatime Ahmeti e dhjetëra të tjerë.

Është me interes të përmendet se autori i vë edhe kohën e shkrimeve të atyre poezive, që datojnë nga viti 1924 e deri më sot. Ato janë rrjedhojë e frymëzimeve nga luftat e pandërprera kundër armiqve të shumtë dhe të ndryshëm si dhe duke hepuar personalitet dalluese të tyre, si Mirosh Kopili, Azem Bejta, Dan Deroci, Mehmet Gradica, Hasan Prishtinë, Shote Galica, Mehmet Delija, Shaban Polluzha, Tahir Meha, Adem Jashari e tjerë.

Kjo antologji, që autori nuk e nëntitullon kështu, ka edhe vlera artistike kulminante të shumica nga ato krijime, që janë rezultat i një frymëzimi të thellë dhe talenti të pamunguar autorial, e cila të krijon kënaqësi leximi.

përndryshe vepra pos parathënies, krijimeve poetike, ka në fund fare edhe një album të vogël të disa personaliteteve kulminante të Drenicës.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat