Mirë se erdhe o legjendar Ali Ibra

Kultura

Mirë se erdhe o legjendar Ali Ibra

Nga: Aziz Bytyçi Më: 19 gusht 2016 Në ora: 10:46

Një ndër personalitetet më të shquara të Lidhjes Shqiptare dhe hartues i programit politik e juridik të saj ishte komandanti legjendar i Malsisë së Gjakovës Ali Ibër Nezaj,Pashko Vasa e shpjegon më së miri këtë moment në kujtimet e tij.

Sot qytetit të Lidhjes së besa besës i erdh portreti në Galerin e arteve të Kompleksit të shenjët të Ldhjes Shqiptare të Prizrenit , komandanti legjendar Ali Ibrër Neza. Këtë portret e solli Halit Nezaj,familjar i patriotit të kombit,pjestarë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ali Ibra. Ardhja e portretit të heroit tonë kombetar u pritë nga shumë qytetar,nga bashkëatdhetarë tanë të migruara nëpër vendet e europës dhe të botës.politikaj,nga njerzë të kultures dhe artit si dhe nga bota mediatike.Në dorzimin e portretit me një dimenzion të madhë u prit shumë gëzueshëm edhe nga Përgjegjësi i Kompleksit të shënjët të kombit tonë shqiptarë mr.Parim Kosova.

Xha Halit Nezaj bashkëatdhetar i migruar në Ameriken e Largët i gëzueshëm dhe me lotë në sy në Kompleksin e LSH të Prizrenit para të pranishmëve tha: ''Unë sot po ndjehem jashtë mase i gëzuar,e kamë  menduar që nga herët në Amerikën ku unë punoja dhe veproja se si ta dergoja heroin e kombit të Malsisë së Gjakovës aty në vendin e shenjët ku burat e medhenjë të kombit lidhen besa-besën për Shqipërin më vehte e një ndër burrat e medhenjë ishte edhe Ali Ibër Nezaj.Sot xha Halit Nezaj me lotë në sy nga gëzimi i tij thotë: ''Edhe po në vdeksha në këtë moment, nuk më  mbetet më merak, tani këtë figurë të madhe këtë patriot e solla në shtëpin e vetë ku u lidhe besa e besës,përfundoi Halit Nezaj.

Pas fjalës së Halit Nezajt mori fjalën përgjegjësi i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mr.Parim Kosova.Unë sotë ndjehem i nderuar kur këtij Kompleksi të shenjët të të gjitha trojeve shqiptare siq është LSH e Prizrenit nga kontributi i bashkëatdhetarit tonë nga SHBA-ja Halit Nezaj u pasurua Galerija e Kompleksit me figuren e madhe të patriotit kombetar dhe njëherit antarë i LSH të Prizrenit komandantit Ali Ibër Neza, i cili na solli këtu në vendin e duhur,këtu e kishte vendin ky burr i kombit.Unë sot ndjehem shumë i gëzuar që e prita këtë portret  të heroit tonë,dua ta falenderoi për kontributet e dhëna si për shtatoren e ngritur në qender të Gjakovës para dy vitesh të Ali Ibër Nezajt si dhe sjelljen e portretit në Kompleksin e LSH xha Halit Nezajn, përfundoi përgjegjësi i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ,mr.Parim Kosova.

Po të hyshë në oborrin e LSH aty vertet e shefë Shqipërin Natyrale, kur të vizitosh galerin e arteve në mendje të kujtohensikurse të ishe prezent , kur burrat e mëdhenjë të kombit lidhen besa-besen për Shqipërin ta bërë më vehte.Pasë vendosjes së portretit në Galerin e Arteve të kompleksit të LSH të Prizrenit nga Halit Nezaj u kthye një drekë solemne në njërën nga restorantet më luksoze të Lumëbardhit.

KUJTES HISTORIKE TË KOMANDANTIT LEGJENDAR TË MALSISË SË GJAKOVËS ALI IBËR NEZAJ

Ali Ibra i cili në ballë të betejës,hypur mbi kalin e tij të zi e me shpaten zhveshur,bëri kërdinë mbi forcat turke.Kur Porta e Lartë dërgoi marshalin turk Mehmet Ali Pasha së bashku me një ushtri të madhe për t'i dorëzuar Plavën e Gucinë Malit të Zi,Ali Ibra ishte kundershtari më i vendosur kundër këtij akti të pashembullt pabesie të Stambollit.Ali Ibra mobilizoi mijëra luftëtarë të Malësisë së Gjakovës e të Rrafshit të Dukagjinit,i rrethoi pashain kryeneç në saraje e Abdullah Pashë Drenin dhe i asgjësoi ata,duke i dërguar Portës së Lartë dhe Evropës një sinjalë të qartë,se shqipëtaret janë të gatshëm të vdesin duke luftuar,por nuk do ta lejojnë kurrë që trojet e tyre të bëhen plaçkë tregu për të ngopur orekset e shfrenuara të mbretërive të Ballkanit.

Program kombëtar i Lidhjes së Prizrenit,i cili parashikonte bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një njesi të vetme dhe në njohjen e kombit shqiptar si një tërsi e vetme dhe e pandarë,ruajtjen e tërësisë së tij tokësore dhe zbatimin e parimit të kombësisë në të gjithë territorin,vendosjen e administratës shqiptare në vend të asaj turke dhe të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare,gjeti te Ali Ibër Neza një patriot të madh e të vendosur me zbatimin e programit të Lidhjes Shqiptare.Ali Ibra nuk ishte as bej as aga as pasha, titullin e prijësit atij ja dha lufta e vendosur, e pakompromis, në mbrojtje të interesave të popullit dhe të vegjelisë shqiptare.Në fund të fundit ky ishte edhe faktori vendimtarë se përse Lidhja e Prizrenit patinjë përkrahje aq të madhe në të katër anët e vendit.

Një ndër personalitetet më të shquara të Lidhjes Shqiptare dhe hartues i programit politik e juridik të saj,Pashko Vasa e shpjegon më së miri këtë moment në kujtimet e tij:''Lidhja,-shkruan Pashko Vasa,-lindi vetvetiu në ndergjegjen e çdo shqiptari,çdo krahinë ka derguar në Prizren perfaqësuesit e vetë dhe këta përfaqësues nuk kanë qenë krerë apo njerëz me influenc.Folën në emër  të popullit shqipëtar sepse ishin ata vetë populli shqiptar dhe sepse shpirti i tyre e ndjeu thellë fyerjen e rëndë që po i bëhej kombit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat