Vlorë, përkujtohet 80-vjetori i Muzeut të Pavarësisë

Kultura

Vlorë, përkujtohet 80-vjetori i Muzeut të Pavarësisë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 16:50
Vlorë

Është përkujtuar sot në Vlorë, 80-vjetori i Muzeut të Pavaresise, godina e qeverisë së Ismail Qemalit.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Skelë është zhvilluar sot një ceremoni me të pranishëm intelektualë, historianë dhe qytetarë vlonjatë.
 
Drejtori i Muzeut të Pavarsisë, Isref Dobi, duke e quajtur të rëndësishme ditën e sotme përcolli shqetësimin për domosdoshmërinë e një rikonstruksioni të këtij muzeu, që ndryshe quhet materniteti i shtetit Shqiptar.
 
Ndërkohë në këtë ceremoni të 80 vjetorit Dobi u shpreh se rikonstruksioni duhet bërë si nga pikëpamja e arredimit dhe ajo e kronologjisë.
 
Duke shpresuar në ndihmën e Mistrisë së Kulturës, kjo dhe për faktin se viti tjetër pra 2017 është vit jubilar, pra  105 vjetori i pavarësisë së shtetit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat