Një muze virtual për flamujt nga 1905-‘44

Kultura

Një muze virtual për flamujt nga 1905-‘44

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:09
Ilustrim

Si në çdo datë të përkujtimit të shpalljes së pavarësisë, thuajse Muzeu Historik Kombëtar rezervon të njëjtën ekspozitë.

Objektet, periodikët, dhe dokumentet që pasqyrohen për 28-29 Nëntor, janë ato të prezantuar ndër vite.
E reja që sjell Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, janë këto dy dokumente, njëri prej të cilëve vërteton se kjo është pena origjinale që Ismail Qemali firmosi aktin e shpalljes së pavarësisë, 104 vite më parë.

Ekspozitës ku përveç medias dhe ndonjë të huaji, i mungojnë vizitorët, simboli i festës, disa nga flamujt, që datojnë nga viti 1905 e deri në 1944, të ruajtur nga familjet Sala dhe Toptani, ri-ekspozohen për aq kohë sa nisma për ndërtimin e një muzeu privat të flamurit ende nuk është konkretizuar.

Në mungesë të një ndërtese që do të shërbente për ekspozimin e 40 flamujve dhe dhjetëra objekteve të tjera historike, Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, e sjell atë virtualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat