Të poetes mërgimtare shqiptare që po frymon shqip në Amerikën e largët...

Kultura

Të poetes mërgimtare shqiptare që po frymon shqip në Amerikën e largët...

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 3 janar 2017 Në ora: 10:56
Ballina e librit me të ri të botuara në gjuhen angleze dhe ate shqipe të autorës Kaltrin Vb Hoti

“Fjala e bukur në vargjet për poeten Hotit është një mjeshtri dhe magji e saj, të cilës çdo herë me thjeshtësinë  dhe butësinë  e saj mjeshtërore shihet duke ledhatuar vargjet e saja. Të lundrosh mbi retë e bardha. Poesitë e  kësaj poete   janë të një lloi të veçantë, të  thurura me gjerdanë të simboleve dhe parabollave letrare, ku mbizotëron stilli manjetik i minimalizimit “

Në përkujdesjen e “Shoqatës për art dhe kulturë “Dea”” këto ditë doli nga shtypi dhe u promovim libri me përmbledhjen me poezi me titullin “Buzëqesh” të poetes sonë të vyeshme në  Amerikë - Kaltërina  Hotit. Sipas asaj që u informuam nga recensentët Fatmir Minguli dhe Asllan Qyqalla dha autoren e librit  Kaltrina Hottit mësuam: “ Së magjia e vargut të poezive të kësaj vepre çdo lexues kur ta lexon  këtë vepër të bënë për veti dhe sa herë  që  lexon ka diçka më has me të bukuren e cila ndikon që të bëhesh po aq i lumtur sa dhe i përgjegjshëm për të ardhmen. Përmbledhja me poezi  e veprës të katër më radhë me titullin“Buzëqesh” e poetes  Kaltrina VB Hoti,- si libër  që vjen në duart e lexuesve në gjuhën shqipe, e cila së pari është botuar  në gjuhën angleze  ka bërë që kjo poete e vyeshme shqiptare të behet e njohur në Amerikën e largët edhe për lexuesit anglez dhe tët tjerët që jetojnë në këtë kontinent.  Kjo përmbledhje e  poetes dëshmon se arti i fjalës së bukur nuk futet dot në korniza, por vallëzon me erën e lehtë të ndjenjës sipas momentit që ndodhet, një mjeshtëri e përdorimit të kohës apo siç thuhet të momentit apo çastit nga autorja.                                                         

Libri është i ndarë në katër cikle, jo për veçantitë por duke marrë si dallim subjektin e temës që ajo trajton. Edhe pse çdo poezi ka mundësi të futet në valle me të tjerat në çdo kohë, prapë se prapë ndarja në cikle ndihmon lexuesin që të jetë më se i përqendruar dhe të fitojë ndjenjën e veçantë sa i përket lojës së bukur të fjalëve në varg e të vargut në poezi.  Të sjellësh një titull të librit “Buzëqesh” është një përgjegjësi tejet e lartë e autores e cila mban llogari që lexuesi të ndjehet i lumtur në çdo cikël si në lirikat e bukura në dy ciklet e para por edhe në mendimet filozofike duke i dhënë hapësirë në çdo kohë dhe moment se jeta është vlerë e cila më çdo sfidë duhet të dalë fituese. Edhe në vargjet aty këtu qortuese sa i përket ndjenjës së çiltër atdhetare si dhe fenomeneve çoroditëse në shoqëri si ajo e përqafimit të ideve të huaja dhe traditave të prapambetjeve, ajo na jep rrugëdalje duke na ofruar dritë në çdo situatë përmes një xixe që nuk shuhet e që është dashuria për të dashuruar, besimi për ta adhuruar si dhe optimizmi si drita në sy. Çdo poezi ka një shkëlqim të brendshëm shpirtëror e cila mund të thithet nga çdo njëri, dhe gati në shumicën e poezive nuk ka gjini që mund të merret nga cilido lexues, veçori kjo e poetëve të mëdhenj të letërsisë amerikane.                                            

Çdo poezi e librit ka një shkëlqim të brendshëm shpirtëror e cila mund të thithet nga çdo lexues të  poetëve të mëdhenj

Në të shumtën e rasteve kemi edhe vargje që mund të thuhen që janë antologjike pasi që ajo është futur edhe në një antologji amerikane bashkë me treqind e dyzet e tetë poet ku ka emra si Edgar Allan Poe. Në ciklin e parë “Buzëqesh” nga ku e merr edhe emrin libri kemi një përqafim të lehtë të lirikave të bukura që po me atë magji na fusin edhe në ciklin e dytë “Puthje”. Jeta është sprovë andaj ajo në poezinë “Rrezja e parë” krejtësisht në fund na e thotë: “Dita po zgjohet. Unë i morra rrezet e para”. Cikli i parë me shumë dashuri të fut aq bukur tek i dyti sa që të jep po aq ndjenjë e emocion për ta dashuruar dashurinë edhe përtej ndjenjës dhe ëndrrës. Poezitë e Kaltrina Hotit janë përplot figura poetike e metafora që të bëjnë të ndihesh bukur si me një personazh me virtyte të larta hyjnore ashtu siç është dashuria. Në vargjet e poezisë; “Mbylli sytë sonte”, kemi një ndjenjë tejet të fuqishme dhe e cila shkrihet në varg të magjishëm me figurat si  reja e bardhë, zjarri, floku, qielli etj.  “Dua t’i dorëzohem dashurisë tënde Trupi im shkrihet në duart e tua humben  në  retë e bardha Zjarri  shndërrohen  në  qiell . Sonte bëhem fije e flokut tënd”. Megjithatë ajo shtron dilemën e përgjegjësisë në shumicën a vargjeve të saj. Edhe përse duket mjaft lehtë por magjia shkon nëpërmjet të lutjes që është një sfidë e rrallë  e ndërtimit të individit dhe personalitetit krijues. Në poezinë “Lutja e mëngjesit” krejtësisht në fund të saj kemi vargjet:  “Puthjen time nuk e dhuroj në  ditët kur  fillon dashuria.” Në ciklin e tretë “Vallëzimi i natës” autorja na sjellë shumë perla. Dihet se nata është magjike ku ndjenja bashkë me ëndrrën shtegtojnë dhe arratisen nëpër dëshirat e panumërta duke ndjerë ëmbëlsinë e ndjenjës. Me shumë harmoni tingujsh dhe ngjyrave të larmishme ajo arrin që të na e pikturojë ëndrrën si diçka reale për t’u zgjuar me një dashuri njerëzore. Nëse diku mund të thuhet dhe kjo është më shumë se e vërtetë, autorja nëpërmjet ndjenjës së artit dhe fjalës arrin që të na edukojë me cilësi të larta.                           

“Puthjen time nuk e dhuroj në  ditët kur  fillon dashuria...”

Mesazhi i saj vazhdon që të jetë çdo herë i pranishëm se vetëm dashuria e dashuruar mund të përballet me çdo sfidë të papritur. Në ciklin e katërt ashtu si te çdo përmbledhje, autorja na sjell vargjet e mallit dhe ato atdhetare. Siç kemi thënë edhe përpara është një realitet, qoftë edhe i hidhur për që ajo na jep edhe rrugëdalje duke na qortuar e dritësuar udhën. Malli për traditën, kulturën dhe të gjithë të mirat që duhet të ruhen dhe trashëgohen janë edhe orvatja e saj e përhershme që nëpërmjet  fjalës së bukur të zgjojë e të bëjë të lumtur atë ndjenjë të bukur për gjithçka që këtë popull e ka ushqyer e mbajtur gjallë. Mendimi dhe vlerësim i im si gazetar i këtij  librit është: “Thënë shkurt arti i fjalës së bukur të Kaltrina Vb Hotit është tejet i veçantë, origjinal e cila i ka bërë vend të nderuar e të respektuar letërsisë shqipe. Vargu  i poezive të saja i pasur me metafora, simbole, figura poetike si dhe me një muzikalitet e harmoni ngjyrash gjithmonë e sfidon kohën dhe bëhet tejet magjik për të depërtuar në çdo shpirt të bardhë dhe zemër të pastër. Magjia e vargut të saj të bënë për vete dhe sa herë e lexon diçka më të bukur zbulon dhe bëhesh po aq i lumtur dhe po aq përgjegjës jo vetëm për jetën dhe ndjenjën por dhe për t’i ruajtur të tjerët nga lëndimet e mundshme ...

“Fjala e bukur në vargjet për poeten Hotit është një mjeshtri dhe magji e saj, të cilës çdo herë me thjeshtësinë  dhe butësinë  e saj mjeshtërore shihet duke ledhatuar vargjet e saja. Të lundrosh mbi retë e bardha. Poesitë e  kësaj poete   janë të një lloi të veçantë, të  thurura me gjerdanë të simboleve dhe parabollave letrare, ku mbizotëron stilli manjetik i minimalizimit “

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat