Rasti më frymëzon

Kultura

Rasti më frymëzon

Nga: Haki Bunjaku Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 20:26
Haki Bunjaku

I veshur elegant, me rroba kat e kollare dhe revolën në brez po qëndroja para portës (shkop nuk kisha se nuk shkonte me atë veshje shik.)

Trokita në portë dhe lëshova një zë: -O a ka këtu njeri të gjallë!

Sikur nja katër metra në anë të majtë, nga shtegu lëshohet një femër luaneshë. Spontanisht dora më lëshohet në revole, në atë hekur të ftoftë në brez . Nuk e ktheu kokën, ndërsa flokët, nga ecja më salltanat dhe nga puhija e frymës i bëheshin si shportë në kokë. Shpejt më erdh në mendje kënga: -Kur po i dal djalit për fushë, po kujton që jam arushë…

…Dhe ska faj! E tillë qenka. Shejtanja!

Shpinën e plotë, si copë shkëmbi. Dukej aq e plotë dhe shalakatej dridhshëm sikur t`ishte e mbushur me ujë.

Del një grue, ilake e largët dhe më prin brenda. I shoqi po bënte namaz. Vie kafja dhe ia çes tymin cigarës. Në veshë më përplaset kënga: …Kur po i dal djalit për fushë, po kujton që jam arushë….

-More këtu si shkurt duel një çikë nga shteku në rrugë, që edhe më trishtoi dhe ecte më serbez se ati i Danit Dilit. Nuk shikonte as anash dhe as prapa. Kot prita sa hyri brenda dyerve me taraba.

Sigurisht, nga aty më ka vjedhur me sy, po çfarë hajri?!

E jona është Kadrija, a do ta çesim?-Faqën e zezë! Po ju e dini që mu ka zën bishti me derë.

Lëshohem te Hasani, i pi dy birra të ftofta për qetësim dhe për shurje të etjes.

Nisem me makinë drejt shtëpisë e në retrovizor më bëhet që z. Kadrije po më vie pas.

A thua a mendon edhe si mendon për mua?!

Në Rogoçicë, ku kthen udha për Desivojcë, ndërsa drejt shkon për Crep. Isha pak  i hamendur se kah të shkoj!

Policia ma çesin stopin e ndalem. Kah kështu shok? -Kah shpija ime. Po diçka nuk ishe i sigurt për drejtimin dhe për atë të ndalëm.

Shihe, shihe as rripin se ka çit! 50 dm. Gjobë. Po a më the shok, e si gjobitet shoku?!

Merre faturën e paguje në postë! Dmth qenka me kredit. Lidhu! -Jo për sot ia pagova gjakun.

Në shpi baba, a erdhe a? A pe ma mirë spo të kallxoi se mue ma ka ftoft e ty të bjen shpirti në thembra.

Vete Elmazën kur të vijë!

Po s`është lojë. Malësore hesapi, të gjitha bio; edhe ajrin e ujin etj.

Koha eci dhe ne çalë-çalë brenda saj.

Mbas dyzetvitesh,prapë rastësisht e takoj në Gjilan,ku në komunë une me shoqën, për do dokumente dhe ajo me burrë ashtu.

Nuk e njoha, por ajo ma bëri vendin në bankë për t’u ulur. Nuk ishte më shpatullgjërë. Edhe flokët e shkurta e pjesësisht të thime. Fytyra, jo më e mbushur gjak, por i kishte filluar të marrë formën e poqurkës së terur.

Më erdhi keq,s inqerisht më erdhi keq, por shpëtova që nuk i bëra komplimente për pleqërinë.

Unë, tha po të njoh qysh prej kur ke ardh pranë dyerve tona, po më erdhi shumë marre të flas. Nuk paske ndryshue shumë, vetëm kravata po të mungojka.

Ishte shndërrue në penelatë, për dhimbje.

Mendova të bëj një lirikë elegjike për dashurinë, por mbasi isha jashtë saj; -thash: -Më mbetet pa thelb

Luleve dhe vashave nuk u shkon pleqëria, por natyra, për dëshirën tonë nuk ndërron zakon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat