Një muze për At Gjergj Fishtën

Kultura

Një muze për At Gjergj Fishtën

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 23:14
At Gjergj Fishta

Nisma e studentëve “Një shtëpi, një mburojë për trashigiminë kulturore”, që synon ndërtimin e një muzeu për At Gjergj Fishtën ka marrë vemendjen e autoritetëve përgjegjëse.

Aktorë lokalë dhe qëndror u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët në Lezhë ku dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi mënyrën dhe vendin ku mund të ndërtohet ky muze.

Zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni tha se fillimisht do të restaurohet shtëpia ekzistuese ku ka jetuar Fishta dhe më pas do të mendohet dhe për ndërtimin e një muzeu në një tjeter vend. Sipas Çunit, fondet dhe projekti nuk ka munguar, por problem ka qenë çeshtja e pronësisë, e cila tashmë ka marrë zgjidhje.

Përfaqësuesi i nismës “Një shtëpi një mburojë për trashëgiminë kulturore”, Mariglen Kume tha se synimi është që të ndërtohet muzeu në vendin ku ka lindur At Gjergj Fishta, pikërisht në fshatin Fishtë të Lezhës.

Thuajse të gjithë aktorët e pranishëm në këtë takim kishin të njëjtin mendim që muzeu në nderim të “Homerit shqiptar”, At Gjergj Fishta të ndërtohet pikërisht në vendin ku ai ka lindur, ndërkohë që tashmë do të jetë Ministria e Kulturës që do të thotë fjalën e fundit./m.m/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat