Poeti mërgimtar, Sahit Shala dhuron 300 ekzemplarë të librit të tij “Valët e jetës” ua dhuron bibliotekave të Kosovës

Kultura

Poeti mërgimtar, Sahit Shala dhuron 300 ekzemplarë të librit të tij “Valët e jetës” ua dhuron bibliotekave të Kosovës

Nga: Prof. Zymer Mehani Më: 6 mars 2017 Në ora: 22:33
Poeti mërgimtar, Sahit Shala

Ditë më parë Shtëpia Botuese “Prokultprress” e Prishtinës e botoi përmbledhjen poetike “Valët e jetës” të poetit Sahit Shala. Edhe pse ky mërgimtar për  botim të librit pagoi çmim të lartë në të holla, ky ka vendosë që tërë ekzemplarët e librit të sapobotuar t’ua shpërndajë bibliotekave anembanë Kosovës. Ne e përshëndesim këtë gjest sa njerëzor, po aq atdhetar dhe arsimdashës të këtij poeti dhe e admirojmë shumë vullnetin e tij për t’i ndihmuar nxënësit shqiptarë në atdhe.

Po ju njoftoj me pak fjalë se kush është z. Sahit Shala

Sahit Shala është një poet dhe autor këngësh i njohur. Është lindur  në fshatin Dubovik të komunës së Deçanit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, pastaj i ka vazhduar mësimet në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri" në Deçan. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ka vazhduar mësimet në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës për një vit, si student në Degën e Gjuhës dhe të Letësisë Angleze, mandej ka vazhduar studimet edhe për tri vite të tjera, në Degën e Gjuhës dhe të Letësisë Shqipe. Në vitin 1989 ka emigruar në Norvegji, bashkë me familjen e tij. Pas shkuarjes në Norvegji, ka punuar si mësimdhenës në gjuhën shqipe për dhjetë vjet me radhë. 
Ndërkohë ka studiuar edhe për tri vite të tjera në drejtimin e pedagogjisë pranë (UIA-Universiteti Agder) në Kristiansand. Tani punon si mësimdhënës në gjuhën norvegjeze. 

Në vitin 2000 ka botuar përmbledhjen me titull "Lahuta e Kosovës", kurse në vitin 2015 përmbledhjen me titull “Zëri i shtegtarit”. Në fillim të vitit  2016 ka shkruar përmbledhjen “ Malli e brenga”. Tani në proces të botimit ka përmbledhjen me poezi “Valët e jetës” nga Shtëpia Botuese “PROKULTPRESS” e Prishtinës!

Poeti Sahit Shala jeton dhe vepron në Norvegji.

Fare në fund, poetin Sahit Shala edhe njëherë e falënderojmë për dhurimin e librave të tij bibliotekave tona në Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat