Dashuri e pamundur

Kultura

Dashuri e pamundur

Nga: Jan Kosova Më: 11 mars 2017 Në ora: 10:46
Ilustrim

Pyet pse sot u largova, kur dje të thashë të dua
Dhe ditët e lumtura që kishim mua m’i kujton
E të desha dje, dhe sot prapë të dua shumë
Dhe mu kjo dashuri nga ti po më largon

Unë edhe mendova të kthehem një ditë
Por zemra ime nuk don të pendohet
Se nga zemra që aq shumë e don
Nga ajo zemër edhe më shumë lëndohet

Unë nuk di tekst për një poezi për ty
Unë as këngë të këndoj për ty nuk di
Unë tjetër dashuri në jetë nuk pata
Unë dashuri të pata vetëm ty

Dhe e nesërmja, mjegull sikur jeta ime
e frikshme e neveritshme, por me shumë shpresë
e ti prapë më pyet nëse unë të dua
e unë do të të dua, derisa të vdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat