Në Kumanovë u mbajt edicioni i 25-të i “Takimeve poetike të Karadakut”

Kultura

Në Kumanovë u mbajt edicioni i 25-të i “Takimeve poetike të Karadakut”

Më: 12 mars 2017 Në ora: 13:57
Edicioni i 25-të i “Takimeve poetike të Karadakut”

Dje në Kumanovë u mbajt edicioni i 25-të me radhë i manifestimit kulturor tradicional letrar “Takimet poetike të Karadakut – 2017”, me pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.

Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Sevdail Demiri, tha se gjatë këtij çerekshekulli, me vulën e këtij klubi janë botuar mbi 60 vepra letrare dhe mbi 50 numra të revistës “Doruntina”, të cilët përbëjnë një shtresë mjaft të pasur kulturore të kësaj ane.

Pas paraqitjes së mbi 30 poetëve në orën e madhe letrare, juria e përbërë nga Arsin Halili, Burhanedin Xhemaili dhe Arbër Rashkaj, përzgjodhi poezitë më të suksesshme të cilëve iu nda çmimi letrar “Fadil Bekteshi”.

Të gjitha poezitë e lexuara në këtë orë letrare do të botohen në numrin e radhës të revistës kulturore-letrare “Doruntina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat