Poetët e Anadrinisë shembull i organizimeve letrare- poetike

Kultura

Poetët e Anadrinisë shembull i organizimeve letrare- poetike

Nga: Aziz Bytyçi Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:01
Ilustrim

Në qytetin e Rahovec krijuesit e letrave shqipe së bashku me Drejtorin për Kulturë organizuan orë letrare që koincidon data 21 Mars “Dita e Poezisë Botërore.

Këtë ditë rahovecasit me rethin, në pranine e qindra të rinjëve, poetëve, shkrimtarëve, intelektualëve të shtresave të ndryeshme dhe përfaqësuesve të partive politike moren pjesë. Pjesëmarrja  e një numri të madhë në këtë manifestim letraro-poetik e madheshtoi këtë tribun letrare, ku përpos vendasve morën pjes edhe krijues nga trevat tjera të atdheut.

Që nga viti 1999,21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë.Ky vendim i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie , zhvilluar në Paris, ka si object kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Ky  manifestim u mbajt në shtepinë e kulturës"Mensur Zyberaj’’ në Rahovec.

 Për nder të Ditës Botërore të poezisë, ku kësaj radhe Drejtoria për Kulturë në Rahovec,përkatësisht drejtori Gardelin Shtavica dhe stafi i tij drejtues prof.Qemajl Krasniqi ia dedikuan poetit të kalibrit të lartë botëror rahovecas tanimë Xhevdet Bajrajt, i cili punon dhe krijon në Meksikë para sa vitëve. Vlen të theksohet se në këtë orë letrare mori pjesë edhe ish kryetari i KK të Rahovecit Smajl Latifi.

Fillimisht  para artëdashësve të poezisë, për një biografi rreth jetës dhe vëllimit të veprimtarisë së tij për të parë si hyrje e bëri prof.Qemajl Krasniqi, ku dhe i përshendeti të të gjithë të pranishmit që merrnin pjesë në këtë manifestim letrar kushtuar poezisë. Pas fjalës së profesor Qemajl Krasniqit e mori fjalën drejtori i kulturës  z.Gardalin Shtavica i cili i pershendeti të gjithë të pranishmit dhe i përgezoi të gjithë ata pjesmarrës të krijimit të letrave shqipe(poetet) e kësaj ane për këtë Ditë Botërore të Poezisë.

Pas fjalës së drejtorit për kulturë z.Shtavicës, një vështrim analitik të poezisë së poetit mërgimtar Xhevdet Bajrajt e bëri prof.Hazir Luta.

Për ta bërë edhe më madheshtore këtë gjini fisnike të poezisë në këtë ditë të veçantë foli edhe poeti tani më i njohur Milazim Bajraj,duke nxjerrur një koloritë të pasur ngjyrash përmes vargjeve siç thotë ai të princërve të poezisë nga testamenti i "mbretit të poezisë"Lasgush Poradecit,e duke rreshqitur artistikisht në "Sofrën e historisë"të Agollit të madh, ngase siç citonte poeti Bajraj,"Historia u le në k?mbë,dhe u thotë diçka nëpër dhëmbë, për të cituar sipas Agollit, duhen të vin? ata që e bënë historinë "qe ishte mjaft emocionale, e duke radhitur vargje "fjalë prej guri" nga Azem Shkreli , Ali Podrimja,e në fund më shumë duartrokitje u përcjell poezia e Xhevdet Bajrajt,"Lutje shqaiptare"të interpretuar ngapoeti tani më i njohur në analet e poezisë, sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtareve tanë të njohur ku hynë në këtë grup edhe poeti , kritiku letrar dhe krijuesi i letrave shqipe profesor Milazim Bajraj,duke i vërë kapakun me poezinë e tij"shqip dua të vdes".

Në këtë tubim u lexuar edhe një poezi e poetit Din Mehmetit,nga poeti Bedri Dula.Manifestimi u pasuruar me leximin e shumë poezive të autorit Xhevdet Bajraj nga nxënësit e shkollës Profesionale "Selajdin Mullabazi-Mici"dhe Gjimnazi "Xhelal Hajda Toni në Rahovec.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat