Sot fillon Samiti i parë treditor ndërkombëtar për fotografi dhe videografi

Kultura

Sot fillon Samiti i parë treditor ndërkombëtar për fotografi dhe videografi

Më: 11 prill 2017 Në ora: 09:21
Ilustrim

Në Strugë sot fillon Samiti i parë ndërkombëtar për fotografi dhe videografi. Përmes kësaj ngjarje të madhe me karakter edukativ dhe ekspozues, Maqedonia, thonë organizatorët, do të paraqitet në hartën e evenimenteve me renome botërore në artet dhe bizneset digjitale.

Samiti i kushtohet portet fotografive dhe fotografive të dasmës. Do të mbahet në hotel ‘Drim’ dhe do të zgjasë tre ditë, deri më 13 prill, është i pasuruar edhe me përmbajtje nga video produksioni, fotografia e modës, e rrugës dhe e gazetarisë.

Në kuadër të agjendës treditore, do të prezantohen prodhimet dhe arritjet më të reja teknologjike dhe digjitale, të prezantuara nga kompanitë dhe partnerët të cilët e ndihmojnë realizimin e Samitit: Pix+, I-Style, Wacom, Nikon, Canon, Sony, Sigma, Smart Solution, Inter Foto, Polyesterday, njofton AIM.

Pas organizimit të Samitit të parë ndërkombëtar për fotografi dhe videografi në Maqedoni qëndrojnë ‘Angellovski Fotografia’ nga Maqedonia dhe ‘Greg Moment Fotografia’ nga Polonia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat