MKRS: Teatri vendos vet çka do të shfaqet

Kultura

MKRS: Teatri vendos vet çka do të shfaqet

Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:48
Ilustrim

Pas paralajmërimit të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, që do të pengojnë shfaqjen “Bordel Balkan”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështur punën dhe funksionimin e pavarur të Teatrit Kombëtar të Kosovës, si dhe të gjitha institucioneve nacionale të kulturës së Kosovës.

MKRS- ja vlerëson se liria krijuese dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të kulturës s' mund të cenohen në asnjë rast.

“Vendimmarrja dhe funksionimi i pavarur i institucioneve janë vlera themelore të shoqërisë tonë.  Teatri Kombëtar i Kosovës, nëpërmjet mekanizmave të tij vendos në mënyrë të pavarur për repertorin dhe realizmin e tij”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

MKRS- ja vlerëson se askush s' ka të drejt të ndërhyjë në punën e pavarur të TK- së, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që të garantojnë kushte normale për punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat