Nxënësit e Prizrenit juri e re e Akademisë Evropiane të Filmit

Kultura

Nxënësit e Prizrenit juri e re e Akademisë Evropiane të Filmit

Më: 7 maj 2017 Në ora: 22:02
Ilustrim

Sot 123 të rinj nga shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren u bënë pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re.

Kjo është hera e katërt që kjo garë organizohet në Kosovë, ndërsa në tërë Evropën është hera e gjashtë që në mbi 30 qytete të Evropës filmat shikohen dhe votohen në mënyrë të sinkronizuar.

Sipas komunikatës për media nga DokuFest, këtë herë filmat e nominuar GOODBYE BERLIN nga Fatih Akin, Lars Hubrich dhe Marco Mehlitz (Gjermani), MY LIFE AS A ZUCCHINI nga Claude Barras, Céline Sciamma dhe Max Karli (Francë) dhe THE GIRL DOËN LOCH ÄNZI nga Alice Schmid (Zvicër, Francë) u shfaqën për audiencat e moshës 12 – 14 vjeç në një numër rekord në 36 qytete të ndryshme  të Evropës, ndër to edhe në Prizren.

Juria, si çdo vit, audienca u ndihmua për t’i vlerësuar dhe diskutuar filmat që garuan për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit.

Këtë vit juria e re e Prizrenit u ndihmua nga vullnetaret e Peace Corps, Ëendy Robinson, Jessica Abshire dhe Sierra Ëaechter.

Të tre filmat e shfaqur trajtonin një temë të caktuar shoqërore që janë edhe brenga kryesore e fëmijëve të këtyre moshave. Kjo u reflektua edhe në bisedën që nxënësit zhvilluan me mysafirët e ftuar duke i kontekstualizuar tematikat e filmit në rrethin dhe shkollat e tyre.

 Pas votimit të audiences së re të Prizrenit, filmi “Goodbye Berlin” morri numrin më të madh të votave. Pas votimit nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse çmimi kryesor i shkoi poashtu filmit “Goodbye Berlin” nga Fatih Akin, Lars Hubrich dhe Marco Mehlitz nga Gjermania.

 DokuFest është njëri ndër partnerët e EFA Young Aëards për katër vite me radhë.

Pjesë e bashkëpunimit tonë me Akademinë e Filmit Evropian përfshinë edhe prezantimin e programit të filmave SHORT MATTERS! gjatë festivalit Dokufest si dhe votimin për filmat për Çmimet Evropiane të Filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat