Komuna e Rahovecit shënon Ditën e Qendrës së Kulturës

Kultura

Komuna e Rahovecit shënon Ditën e Qendrës së Kulturës

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:46
Shenimi i Dites se Kultures ne Rahovec

Në Shtëpinë e Kulturës që mban emrin e Heroit Mensur Zyberaj, sot me akademi solemne, u shënua Dita e Qendrës së Kulturës në Komunën e Rahovecit, të pranishëm në akademinë ishin Idriz Vehapi me stafin e tij, zyrtar të OVL e UÇK-së familja dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve.

Idriz Vehapi,kryetar i Komunës së Rahovecit, në fjalën e rastit të mbajtur ka potencuar se po e shënojmë sot një nga ditët e krenarisë sonë të madhe: Ditën e Qendrës së Kulturës, e cila e mban një emër të veçantë: Mensur Zyberaj. Një emër ky , që bashkë me shumë të tjerë beri të mundur lirinë tonë, bëri të mundur që na ta gëzojmë edhe këtë qendër kulturore, t‘i gëzojmë shkollat, universitetet, institucionet, ti gëzojmë tokat tona, bëri të mundur që ne ta gëzojmë Republikën e Kosovës.

Ndërsa Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, u shpreh kam nderin dhe respektin e veçantë që t’ju drejtohem dhe t‘ju përshëndes me rastin e Ditës së Qendrës së Kulturës e cila mban emrin e Heroit Mensur Zyberaj, njërit nga figurat me të rëndësishme të UÇK-së në Zonës Operative të Pashtrikut,  udhëheqësit të njësitit 500-shi, aktorit të daljes Publike të UÇK-së për herë të parë në ZOP me 26 prill 1998, në fshatin Drenoc. Njeriut  kyç në formimin e Shtabit Regjional i cili ishte edhe baza për formimin e brigadës 128 dhe ZOP.

Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, ka thënë se hapësirat e kësaj vatre kulturore përveç sallës  së kinemas egziston edhe galeria e arteve në të cilën ekspozohen punime të ndrysmë nga arti pamorë, duke përfshi ekspozita personale deri tek ato kolektive. Kjo Qendër e Kulturës është një institucion kulturor në Rahovec, në të cilën përformojnë grupe të ndryshme artistike dhe muzikore. Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artist amator, entuziast të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesional nga teatrot e Kosovës dhe Shqipërisë, ku ne shpresojmë që në një të ardhme të afërt ky teatër , do të pasurohet me kuadro të reja profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat