Promovohet libri “Lufta e ndyrë e shërbimit sekret”

Kultura

Promovohet libri “Lufta e ndyrë e shërbimit sekret”

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 17:26
Libri

Sot në Gjakovë u promovua libri "Lufta e ndyrë e shërbimit sekret", i autorit Bajram Mehmeti, i cili sjell për lexuesin fakte që i ka përjetuar vetë bashkë me shokë të kohës.

Autori i librit Bajram Mehmeti tha se ngjarjet që përshkruhen në këtë libër janë të vërteta.

Mehmeti: Sot ne kemi bërë një gjykim post-mortum 

“Me këtë tubim sot ne e kemi bërë një gjykim post-mortum që do të thotë pas vdekjes shtetit të mposhtur jugosllav dhe një gjykim shtetit serb për gjithë gjenocidin dhe padrejtësitë me shekuj që i ka bërë kundër popullit tonë”, tha Mehmeti. Shkrimtari Muharrem Kurti tha se autori i librit ka vite që ka menduar të sjellë për lexuesin historinë e përjetuar në një periudhë kohe shumë të ngarkuar emocionalisht.

Kurti : Është një eveniment i veçantë

“Është një eveniment i veçantë dhe ne si klub mirëpresim çdo autor që shkruan libra. Sot po ndjehem krenar që me Nazmi Rrahmanin i nderuari Bajram po e boton librin dhe po ndihem krenar, sepse në Kosharen legjendare ne po përurojmë librin”, tha Kurti.

Redaktori i librit Nazmi Rrahmani tha se autori me këtë vepër, që është e para e tij, ka sjellë për lexuesin fakte që i ka përjetuar vetë bashkë me shokë të kohës.

Rrahmani: Libri paraqet pjesë të historisë së shqiptarëve (Video) “Me ngjarjet e vitit 1981 në Koshare dhe për këtë çështje shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë filloi një etapë e re e kësaj lufte. Libri që kemi sot përpara paraqet një pjesë të kësaj historie , Bajram Mehmeti që ishte nisur të kryejë akademinë ushtarake, sepse siç dihet në armatën jugosllave ishte numri i madh i ushtarëve shqiptarë, të cilët shpesh herë kalonin nëpër vështirësi dhe rreziqe tepër të mëdha. Ky libër i Bajramit është shembull i mirë dhe tipik se si pushteti serb i asaj kohe kishte ndërmarrë aksionin për eliminimin e oficerëve të ardhshëm shqiptarë”, ka thënë Rrahmani.

Ndryshe, autori i këtij libri është shkolluar në akademinë ushtarake të Beogradit dhe ka qenë i burgosur nga regjimi serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat