Mbahet provimi i gjuhës italiane

Kultura

Mbahet provimi i gjuhës italiane

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 07:15
Ilustrim

Për herë të parë në Kosovë, Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane “Dante”, organizon sot provimin  Certi?cato di Conoscenza della Lingua Italiana (CELI).

Qendra Dante përmes Global Input është seli zyrtare e provimeve CELI të Universitetit për të Huaj të Perugia-s. 

“Kjo certi?katë  është  titull që deklaron kompetencat dhe  aftësitë në gjuhën italiane si gjuhë e huaj”, thuhet në një njoftim të kësaj qendre. 

Këto provime artikulohen në 6 nivele sipas modelit të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referimit për gjuhët, nga  CELI  Përqasje-A1, CELI  1-A1 deri tek CELI 5- C2. 

Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe e Shkencës njeh CELI 3 si çerti?katë të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane e nevojshme kjo, për t’u regjistruar në Universitet në Itali brenda kontingjentit që secili Universitet përcakton për studentët e huaj. 

CELI 4 dhe CELI 5 njihen gjithashtu si çerti?kata të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane në kushte të barabarta me studentët italianë.

CELI është një ndër certi?kimet kyce për aplikim në institucione shkollimi dhe punësimi në Itali.

Organizmi i provimit të gjuhës italiane në Prishtinë është akredituar nga Ministria e Punës së Jashtme, dhe Ministria e Arsimit të Italisë.

Provimi do të organizohet sot, në Qendrën e gjuhës dhe kulturës italiane “Dante” në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat