ULQIN: U bë promovimi i librit “Tregime të çuditëshme nga Ulqini” të autorit Gazmend Çitaku

Kultura

ULQIN: U bë promovimi i librit “Tregime të çuditëshme nga Ulqini” të autorit Gazmend Çitaku

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 korrik 2017 Në ora: 08:54
Të shtunën dt. 1 gusht 2017 në Qendrën e Kultur?s "Theater Art Gallery Press" në Ulqin u përurua libri i Gazmend Çitakut: "Tregime të çuditëshme nga Ulqini"

Në përurimin e këtij libri, morën pjesë dhjetra vet, si përfaqësues së Komunës Ulqinit, presonalitete të njohura ulqinake, lider dhe veprimtar, shkrimtar, poet, gazetar e publicist, student të shkollave të qytetit .

 Në mesin e pjesëmarrësve ishte dhe N/Kryetari i Komunës sëUlqinit, z. Met Gjoni, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, z. Mehmet Bardhi, Profesor Dimitrov Popoviç, nga Podgorica, humanisti Simë Dobreci, veprimtari Sami Flamuri dhe gazetari Ibrahim Berjashi nga Ulqini, etj. 

Ky përurim libri u mbajtë nën moderimin e vet autorit Gazmend Çitaku, ndërsa, u përfshin në diskutime të librit "Tregime të çuditëshme nga Ulqini- Legjenda" redaktori i librit Jaho Kollari, nga Gjermania, Profesor Doktor Rrustem Berisha, nga Prishtina, Profesor Gëzim Puka, nga Shkodra, Profesor Arjan Kallço nga Universiteti i Korçës, znj. Fatmire Duraku, nga Shtëpia Botuese FAD, Gazmend Kovaçi Drejtor i Muzuet të Ulqinit, Sami Flamuri nga Melburni, si dhe nga vete autori i ketij libri, Gazmend Çitaku.

 Të pranishmit patën rastin që përgjatë një orë e gjysmë të këtij përurimi të degjonin leximin dhe interpretimin e disa fragmenteve të këtij libri,(Kroni i Zanave, Likaceni,Mbretëresha Teuta,) të cilat zgjuan kureshtje dhe krijuan skena të improvizuara të interpretimit teatral nga aktori Shefqet Luca, aktorja e re Dona Kallaba, Bashkim Alaj dhe profesoresha Luljeta Avdiu - Cura.

 "Sonte në promovimin e librit "Tregime të çuditshme nga Ulqini", të autorit Gazmend Çitaku, tha Prof. Luljeta Avdiu - Cura , pata për kënaqësi që për të pranishmit të lexoj një fragment të legjendës për mbretneshën Teutë, dhe njiherit autorin t'a falenderoj për punen e tij të palodhur në mbledhjen dhe botimin e këtyre tregimeve!" 

Ky promovim ishte si tha dhe vet autori i librit Çitaku,pakëz më ndryshe për të dalë prej atyre shablloneve të kaluara me përurimet e liberave 
"Unë e kam konceptuar të jetë i gjithë ky përurim libri, si vetëm një lexim i librit "Tregime të çuditëshme nga Ulqini" dhe interpretime nga pjesët e librit" tha autori i tij.

 "Gazemendi, si fillestar në shkrimin e prozës, tha ndër të tjera Profesor Doktor Rustem Berisha, ka ritrajtuar dhe riletrarizuar, me këtë libër disa legjanda të këtij qyteti, por edhe ka treguar prirje të mirë narrative, duke u dhën gojdhënave e legjendave të Ulqinit, një shtrirërje e dimension, që e tipizojnë me shenjë të veçantë jo vetëm lashtësinë, por edhe të ardhmen e këtij qyteti të lashtëbregdetar. 

Së pari po shpreh falënderime, tha autori i këtij libri, që për të lexuar zgjodhët pikërisht librin tim, andaj shpresojë se nuk do të ndaheni të zhgënjyer! 

"Ideja për një libër të till ishte e kahershme, vazhdojë ai ajo buron që nga fëmijëria, që nga koha, pra, kur gjyshet tona na mblidhinin mbërmjeve të ftohta të dimirit dhe pa përtesë na zgjonin ate kurreshtjen me përralla, tregime e legjenda të ndryshme. 

Kështu, që duke pasur fatin të jetoj në mes kontinentit dhe bregut të detit, imagjinata ime e pasur me vlera etnokulturore të një shtrirje të gjerë gjeografike, u realizua në këtë libër.

 Nga fakti se deti është egzotik dhe më tërheqës, natyrshëm në kujtesën time më të freskëta mbetën tregimet dhe legjendat lidhur me Ulqinin si dhe ndodhitë e detarave të njohur ulqinak". 

Kohë pas kohe , te disa krijues ulqinak ,tha ai tentova t’i jetësojë idetë e mia për një libër letrar ku do të gjindeshin të përmbledhura legjendat ulqinake. 
Por, fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi, andaj edhe mora iniciativën me synim të sjell pamjen time të thelbit të legjendave, që edhe sot qarkullojnë në hapësirën ulqinake. I emërova: "Tregime të çuditshme të Ulqinit" nga vet fakti si një legjendë në Ulqin duke u përcjellur gojë më gojë dhe lidhjes së saj apo ngjashmërisë që ka me tregime antike Helene, si rasti i Odiseut apo edhe lidhja midis Servetit ulqinak dhe Servantesit etj. 

Kjo lidhje thotë autori i këtij libri në mënyrë çuditëse të bën tëmedosh se disa ngjarje të heronjve antikë helenë të kenë ndodhur pikërisht në Ulqin, apo Ulqini si vendbanim, të ketë qenë shumë afër Trojës, Tebës etj.

Them që Ulqini me lashtësinë e vet si dhe me një histori mbi 2500 vjeçare ka traditë, ka detari, ka histori, ka kulturë… me një fjalë ka SHPIRT, shprehet autori.

 I nderuaruari lexues, do të konkludonte autori i këtij libri Gazmend Çitaku, këtu ju solla vetëm 11 sosh nga moria e legjendave që tregohen në Ulqin dhe rrethinën e tij. 

Mirëpo sot ai ekzistojnë edhe legjenda tjera shumë të bukura, si psh,: Lugu i Xhemiles, Vorri i Harapit, Guri i Divit, apo tregime si Peksimeti, Ura e Kleznës, Shpella e Qelbët etj., që shpresojë se një ditë edhe ata/ato do të përmblidhen në një libër më të madh se ky, ngaqë Ulqini e meriton një gjë të tillë.

 Në fund dëshirojë t’i shpreh falënderime redaktorit të këtij libri, zotëri Jaho Kollarit, për përkrahjen e parezervë me sygjerime dhe këshilla shumë të vlefëshme që më dha. 

Falemnderit  edhe  informatorët që m’i freskuan legjendat e tregimet si : Xhemile Çitaku, Dr Bahri Brisku, Agim Peku, Cano Lazoja, Naim Flamuri, Gazmend Kovaçi si dhe të ndjerin Beto Kashhoxha, i cili qe një varkë plot tregime dhe ndodhi detare ulqinake, tha autori i librit Gazmend Çitaku :"Tregime të çuditëshme nga Ulqini- Legjnda". Ky përurim u mbyll me dhurimin nga një kopje të librit falas nga autori me nënshkrimin e tij të gjithë pjesëmarrësve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat