Muharremi shpreh dhimbje për humbjen e poetit Xajë Nura

Kultura

Muharremi shpreh dhimbje për humbjen e poetit Xajë Nura

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 18:54
Xajë Nura

Kritiku i artit Ilir Muharremi shpreh dhimbje për humbjen e poetit Xajë Nura. Ja postimi i tij i plotë në Facebook.

Flokët i kishte paksa të zgjatura, mjekrën e rritur, të mirëmbajtur, prapa syve tij rruhej një zjarr i dhimbjeve, mundimeve që i kishte përjetuar dyzet vite më parë. Kishte zë të ulët, ishte inteligjent shumë impresionist vërtetë qe i pazakonshëm.

Xajën e kam njohur qysh si fëmijë në moshën 13 vjeçare, kur po promovoja librin tim të parë me poezi “Djalli në qytetin tim”, në Karagac të Pejës. Aty Xaja u ngritë në këmbë dhe foli për librin tim.

Qysh atëherë, edhe tash para syve më del qëndrimi tij prej filozofi dhe Xajën nuk e shihja vetëm shkrimtarë të dhimbjeve, por filozof të kohës, të cilin nuk e kuptonin bashkohësit e tij, andaj edhe u mbyll në vetvete. Këtu pak më ngjan me Friedrich Nietzschen. Asnjëherë nuk mund ta harroj veshjen elegante që i rrinte bukur portretit të tij. Gjithmonë do të jesh prezent në zemrën time i nderuari Xajë Nura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat