Sharkohen drejtorët e Teatrit për Fëmijë dhe të Komedisë

Kultura

Sharkohen drejtorët e Teatrit për Fëmijë dhe të Komedisë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:37
Ilustrim

Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski sot i shkarkoi drejtorët të Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup dhe Teatrit “Komedia” dhe në vendin e tyre emëroi ushtrues të ri të detyrës.

Ushtrues i ri i detyrës drejtoresh e Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj është emëruar Katarina Ilievska – Siljanovska e cila gjendet në vendin e drejtorit të deritanishëm Bratislav Dimitrov, ndërsa ushtruese e detyrës në teatrin “Komedia” në vendin e Jelena Zhugiq është emëruar Marijana Popovska – Ristov.

Nga Ministria e Kulturës theksojnë se menjëherë sapo të përmbushen kushtet ligjore përmes procesit të hapur dhe transparent  do të shpallen konkurse dhe do të zbatohen procedura për zgjedhjen dhe emërimin e drejtorëve të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat