E dhatë jetën që unë të vija tek ju…

Kultura

E dhatë jetën që unë të vija tek ju…

Nga: Ramiz Lushaj Më: 18 korrik 2017 Në ora: 23:50
Dy martirët e historisë: Çung (Jahë) Tahiri, Isuf Zymeri.

1.
Gjithmonë,
Dy burra më presin e përcjellin në Vuthaj,
Në Vuthajt e bukur.
Dy martirët e historisë:
Çung (Jahë) Tahiri,
Isuf Zymeri.
Dy lisa të vjetër e të rinj të vllaznisë Dedushaj.
 
2.
Ata nuk shkojnë emigrantë dherave të huaja,
As në Europë. As në Amerikë.
Ata nuk i gjen në pallate e zyra,
As në Tiranë. As në Podgoricë. As në Prishtinë.
Ata nuk i kie në kafe me trojenik e mërgimtarë,
As në Plavë. As në Guci.
Ata rrijnë aty në Vuthaj,
Lapidar e memorial në histori.
Portë e madhe.
Derë e hapur.
Dorë e zgjatur…
Ata të dy,
Në dimër e verë, në ditë me diell, borë, stuhi.
Gjithnji më presin aty…
 
3.
Aty, skej rrugës, skej lumit, skej malit,
Përjetësisht me fytyrë nga dielli.
Amanet në tokën e përgjakur
Rrijnë në një varr e lapidar të përbashkët
Si krahë shqipesh në truall Alpesh.
 
Unë, turistë, mërgimtarë…ndalim aty
Kuvendojmë, çmallemi e krenohemi me Ju,
Bashkë me Ju e Alpet bajmë fotografi.
 
Kur eci me makinë, kam përnguti,
I bie burisë, u përshendeti me dorë:
 
-Ju dhatë jetën ende pa lindur unë.
E dhatë jetën që unë të vija tek Ju…
 
-E dhatë jetën që Vuthajt të mbetën Vuthaj,
Plavë-Gucia të mbetet Plavë-Guci…
 
-Tungjatjeta, dy trimat Dedushaj, martirët e mi…!
 
Tiranë, 18 korrik 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat