Në Besianë u mbajt festivali kombëtar i letërsisë dhe ditët e diasporës

Kultura

Në Besianë u mbajt festivali kombëtar i letërsisë dhe ditët e diasporës

Nga: Milazim F. Kadriu Më: 21 korrik 2017 Në ora: 12:38
"Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“

Në organizim të OJQ kulturore „Prokult“ nga Besiana është organizuar “Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“. Ky festival tashmë tradicional i mbajtur për herë të gjashtë ishte projekt i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Diasporës të Qeverisë së Kosovës.

Duke e shpallur të hapur këtë manifestim letrar Milazim Kadriu, udhëheqës organizativ i festivalit ndër të tjera tha se “Në pesë edicionet e kaluara të manifestimit “ Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“ morën pjesë qindra krijues nga e gjithë gjeografia kombëtare, e ku dhjetëra krijues morën çmime e mirënjohje letrare. Çmimet letrare të këtij Festivali tani gjenden në pronësi të krijuesve të ndryshëm anekënd trojeve tona aty ku flitet dhe shkruhet shqip. Po ashtu dhjetëra krijues nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora zgjodhën që në këtë festival të bëjnë përurimin e veprave të tyre letrare”.

Ky festival kësaj radhe nisi me leximin e tri poezive in memoriam për shkrimtarët Dritro Agolli, Ramiz Kelmendi dhe Arif Demolli që i lexoi krijuesi llapjan Shban Pllana.

Me një fjalë përshëndetje para të pranishmëve u paraqit edhe Mirika Dibrani- Thaçi,drejtoreshë e kulturës në Besianë.

Më pas në këtë manifestim kulturo-letrar u përurua romani “Dy vdekjet e një jete” të Fatmir Halimit. Duke folur për romanin recensentaja Mertia Januzi  tha se “Ky roman ka për motiv periudhën e luftës  së fundit në Kosovë dhe pasojat e saj,të cilat transmetohen nëpërmjet fateve të dy personazheve kryesorë, Astritit dhe Valberës,dy të dashuruar marrëzisht,të cilët i ndau lufta. Fundi tragjik dhe dhënia e besës për t’u bashkuar në botën tjetër,japin kulmin e dhembjes dhe të emocionit që e përshkon romani”. Ndërsa recensenti tjetër Milazim F. Kadriu tha se “ Në këtë roman autori  na sjell një dashuri të sinqertë të dy të rinjve, por që ajo dashuri për shkak të rrethanave  të luftës ndërpritet në mes të rrugës. Në roman përveç dashurisë rrëfehen edhe shumë ngjarje të tjera si lufta e lavdishme e UÇK-së,largimi i popullatës nga trojet e veta si dhe plaga që e rëndon edhe sot e kësaj dite shoqërinë tonë,çështja e të zhdukurve si dhe rrëfimet për jetën e pasluftës”. Ndërkaq Zymer Mehani tha se “Temën me të cilën është rrekur Halimi, ka arritur ta realizojë,madje edhe në detaje ,duke e paraqitur tejet të kompletuar me një kompozicion të ndërtuar vërtetë mjeshtërisht, me subjekt të qartë dhe me një stil krejt të veçantë”. Pjesë nga romani deklamoi regjisori dhe poeti Dibran Fylli si dhe një pjesë e lexoi  Saranda Halimi. Më pas u mbajt ora letrare  ku merrnin pjesë afro 100  poet nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora.

Për çmimin e orës letrare “Ditët e Diasporës” me poezitë e tyre konkurruan këta poet: Rrahman Hyseni, Elhame Gjyrevci, Hajrush Redenica, Nuhi Sadiku, Rami Kamberi, Mirvete Kabashi-Leku, Isak Havlli, Hamdi Aliu, Naxhije Doçi, Sahit Shala, Rabije Bytyqi, Berat Baftiu, Milazim Hyseni, Farida Zmijani Ramadani, Ali  Prebreza, Nikollë Loka, Zana Pira, Sami Sherifi, Fadil l. Curri, Ismet Krasniqi-Lala, Minire Rukovci-Hyseni, Ramadan Mehmeti, Izet Abdyli, Mirsade Krasniqi, Shaban Pllana, Mevlude Mezini-Saraqi, Rrahim M. Sadiku, Drita Kosumi-Syla, Murat Gashi, Bajram Bashota, Myrvete Osmani, Xhyhere Vezaj Maqkaj, Halil Preniqi, Hazbije Brahimi, Mehdi Krasniqi, Prend Buzhela, Zejnepe Alili Rexhepi, Jasemin Morina, Shahbaze Vishaj Grajçevci, Ajet Shala, Elza Muçolli, Isuf Grajçevci, Naime Ibrahimi, Fadil H. Curri, Elida Rusta, Ramize Abdullahu-Salihu, Abdullah Troshupa, Ramiz Havlli, Leonora Lokaj, Rudi Berisha, Rexhep Bajrami, Erina Blakqori, Salih Salihu, Selvete Abdullahu, Ilirida Ismaili, Gani Hamza, Valbona Jakova, Remzi Basha, Fatime Ahmeti, Ramazan Asllani, Ali Sh. Berisha, San Kosumi, Zefir Fazliu, Hysen Grajçevci, Nazmi Bajra.                                                                                                                      

Juria e përzgjedhur aty për aty në përbërje: Zymer Mehani, Elhame Gjyrevci dhe Rami Kamberi vendosën që çmimi i orës letrare tu takojë : Vendi i parë (I),Nikollë Loka-Tiranë,vendi dytë (II), Mevlyde Mezini- Saraçi- Gjakovë dhe  vendi tretë (III),Shaban Pllana –Besianë.

Po ashtu në këtë manifestim  punimet e tyre  i ekspozuan piktorët e rinj, nxënësit e kursit të artit  të udhëhequr nga Faton Aliu.

Në fund organizatori përpos çmimeve ndau edhe mirënjohje për Ministrinë e Kulturës dhe atë të Diasporës që e ndihmuan materialisht festivalin,për drejtoreshën e kulturës në Besianë si dhe për të gjithë pjesëmarrësit  që lexuan në orën letrare.

Në përmbyllje të manifestimit drejtori i festivalit Fatmir Halimi ndër tjera tha se “Se kjo traditë e festivalit do të vazhdojë edhe në të ardhmen me prurje të reja dhe vlera më të pasura artistike, me çmime të tjera me ambalazh të ndryshëm dhe me një festival më madhor”.

Image
"Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat