“Ata që shpikin dy kombe me mirë e kanë ta ndryshojnë vetëm veten...”

Kultura

“Ata që shpikin dy kombe me mirë e kanë ta ndryshojnë vetëm veten...”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 korrik 2017 Në ora: 10:23
Mërgimtarja Kaltrina VB Hoti e mirënjohur si piktore, si shkrimtare në prozë dhe poezi dhe si krijuese e mendimeve të pavarura

Shumë idealist me veprimtarinë e tyre kanë vënë gur në themelet - duke i betonuar me gjak. Mendoj se kjo ditë po afrohet. Historia nuk matet me ditë, ata që kanë dyshim se nuk do realizohet më mirë e kanë të heshtin. Ata që shpikin dy kombe me mirë e kanë ta ndryshojnë vetëm veten. Kjo ditë po afrohet!  E ardhmja jonë po ndryshon.

Nga biseda të cilën këto dite e zhvilluam me Kaltrina VB Hoti, artiste e merituar  e cila jeton me familje dhe punon në New Jork të Amerikës  në pikturë, në poezi, në proze dhe si krijimtarinë e pavarur ka arritur shumë si shqiptare mërgimtare. Tema rreth të cilës biseduam me Kaltrinen ishte bashkim kombëtar dhe që çka mbeti e shkruar në bllokun tonë gazetaresk.

Flitet, shkruhet, ka opinione të ndryshme për këtë ide madhore. Pastaj shumë idealist me veprimtarinë e tyre kanë vënë gur në themelet duke i betonuar me gjak. Mendoj se kjo ditë po afrohet. Historia nuk matet me ditë, ata që kanë dyshim se nuk do realizohet më mirë e kanë të heshtin.  Ata që shpikin dy kombe me mirë e kanë ta ndryshojnë vetëm veten. Kjo ditë po afrohet!  E ardhmja jonë po ndryshon.

Ngadalë po i themi lamtumirë psikologjisë së robit dhe fjalës së huaj. Fjala e huaj në mendje të robëruar është këngë vajtimi dhe shumë e moçme. Jemi ato që njerëzimit i kemi dhënë personalitete të fuqishme, jemi lashtësi, Iliri. E di bota - e dimë dhe ne. Shpesh historia na ka zënë të papërgatitur. Edhe tash jemi duke luftuar me plumba të padukshëm që janë shkrep që moti. Këto situata kanë krijuar dëshpërime, humbje të durimit, e në disa raste shitjen e shpirtit shqiptarë por kur ka  mbërrit  momenti i fundit jemi thirr në Besë. Trimëria dhe drejtësia jonë gjatë historisë nuk na jep të drejtë të bëhemi fanatikë të besimeve e kulturave të huaja.

E ardhmja jonë po ndryshon...

Çdo Organizatë apo grup njerëzish të organizuar është duke krijuar opinionin e vetë për shqiptarizmin dhe bëjnë gara me fjalosje. Kjo më duket sikur të pështysh qiellin. Bashkimi kombëtar nuk është shpikje se kush çka donë. Shqipëria kufizohet me shqiptar nga të gjitha anët, kjo shihet nga qielli, këtë e di edhe Zoti. Këto grupe, Klube, Organizata kudo që veprojnë në programin e vetë si pikë të parë duhet të kenë çka duhet të bëjmë sot, dhe çka bëmë sot për idealin e të pavdekshmëve. Vetëm kjo na nderon, zbukuron dhe përjetëson punën tonë. Ne vërtetë duke u mbështjellë në lëkurën tonë e kemi lodh popullin me fjalë fallce e të pagdhendura. Fuqia jonë është vetëm në një fjalë “Bashkimi Kombëtar”.                                                                      

Tani s’kërkohet asnjë shpikje. Çdo mëngjes t’i themi vetes përshëndetjen “Mirëmëngjesi Bashkim Kombëtar” është vepër që do na ndris mendjen, respektoj e edukoj familjen të tjerat vinë vetë. Fjala shqipe, plisi i bardhë, guri i pleqërisë e bëjnë Kuvendin. Këtu qëndron fuqia jonë. Bashkimin tonë e ka bekuar edhe Zoti duke baraspeshuar popujt në këtë Gadishull. Bashkimi ynë qetëson dhe paqëson Gadishullin dhe kontinentin e vjetër. Andaj çdo mëngjes ta edukojmë veten duke thënë “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”, është lutje, veprim, kthjellim drejtë paqes, sigurisë dhe harmonisë njerëzore- na tha në fund të bisedës sonë arkivistja e mirënjohur dhe e vyeshme mërgimtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat