Ecje e Brishtë mbi Poezinë «MALL» të

Kultura

Ecje e Brishtë mbi Poezinë «MALL» të

Nga: Fiqerete Kukli Më: 24 korrik 2017 Në ora: 21:48
Fiqerete Kukli

Qysh kur lexova poezinë e parë nga kjo poete e përkryer mbeta i mahnitur dhe më vonë,më bindi mëndja se nuk isha zhgënjyer.

Tash kam përpara poezinë senzacionale «Mall»,ku poetja me tone sentimentale,por edhe me dhembje shpreh,me fuqinë artistike të vargut lirik mallëngjimin për prindërit,për kohën e fëmijërisë,që kurrë nuk mund e ze./ E dini ku do të doja të isha tani?/dhe përgjigjja sugjestionale/Tek prehëri i Nënës do të shtrija kokën.Të cilën gjë e dëshirojnë të gjithë,por u mungon senzacioni poetik.

Do të çmallej duke derdh gjolin e lotëve/ Të lija lotët atje për ta kompenzuar poetikisht qetësinë/Të merrja qetësinë e humbur/mallin për shtëpinë ku u rrita.Që shtëpitë e lindjes,edhe moti të rrënuara,na zgjojnë mallin trishtues e nuk na shqitën nga ëndrrat.

Sigurinë fizike,poetja,si çdo fëmijë tjetër,e kërkon pranë babait:Të isha në gjoksin e babës/Ah,atje askush s`më prek/Ai shpatën nxjerr këllefit.

Dhe si prindër smund e dallon asnjërin,çka realisht ngjet me fëmijët:/Të rrija me të dy,në mes tyre/Të shtrihesha e të flisnim/e të flisnim deri në agim/.

Brishtësinë e butësinë e nënës e do patjetër,prej së cilël nuk mundet leht të ndahet:/e prehëri i nënës për pak të ishte i imi/fare pak.Nëna është dashuri,që graviteti i asaj dashurie nuk të le të largohesh./Zog të bëhesha e të fluturoja mbi det/të rrija në gjoksin e babës/e tek varri i nënës.Në këte varg i vie erë poezive të kurbetçarve të Rilindjes Kombëtare,e veçmas të Filip Shirokës.

Malli për të kaluarën,për shtëpinë e lindjes,si dhe për prindërit janë dhën me ngjyra të kristalta dhe kanë forcën që ta emocionojnë çdo lexues të vemendshëm.
Poezia,me veçoritë karakteristike që ka,trajtohet princeshë e arteve audiovizuele
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat