Ballëlartë e sypatrembur nëpër shekuj qëndruam

Kultura

Ballëlartë e sypatrembur nëpër shekuj qëndruam

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 27 korrik 2017 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Shqip do të flasin sa të jetë jeta,

Bijtë e shqipes gjithkah janë,

Në këtë gjuhë që është më e vjetra

E si popull më i lashti në Ballkan

 

E ruajti nderin e krenarinë

Në furtuna ballkanike me plot acar,

Ruajti ndërgjegjen, besën e burrërinë

Mbi të gjitha, gjakun shqiptar.

 

Prinin në luftëra shumë atdhetarë

Për t’ua ndërprerë rrugën lakmitarëve

Që donin ta zhbënin shtetin shqiptar

E ta zhdukin racën shqiptare.

 

Rebesheve të moteve iu përballuan,

Shekujve të acartë në vazhdimësi,

Ballëlartë e sypatrembur qëndruan

Për ta fituar të shtrenjtën liri.

 

Zbardhi drita lindi dielli,

Jeta po kthehet ngadalë për së mbari

Prejse nga këto troje u zhduk terri,

Dinjitetshëm filloi të rrojë shqiptari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat