Vrragë

Kultura

Vrragë

Nga: Musa Dushica Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:09
Ilustrim

Trupin e kam të varruar

Në shpirt plagosur jam

Kahdo rrotullohem për të pushuar

gjithandej plagët i kamët i kam

Tokë e imja bashkë jemi plagosur

Kudo unë vë shtratin

për të kuruar plagët e

Pushuar pakëz shtatin

Bajonetash shpuar

Nëpër shekuj plagosur

Betejat sa shpejt filluan

Po nuk patën të sosur kurrë

*

Ti që vrave këngë,ninulla

Mos këndo!

Shtiresh (sikur harrove)

Mos gabo të prekësh djepin tim

Ato mi këndoi nëna,mijëveçareve

Me melodi mikluese

E gjyshi mjekërrbardhë

Trimërohej në këngën me lahutë

Në ëndërr pllumba të bardhë qiellit të kaltër

Lulishtë male e fusha-ditë të mira duke ardhë

Shihja ëndrra trishtuese e gjyshi mallkonte shekujt

Nëna dergjej nga dhimbja

Gjyshja gjatë rrëfimit ka ndryshuar përrallën,thotë:

Ujkut i kanë rën dhëmbët e dhelpra ka lindur pa bisht¨!

Hej! Gjyshe-gjyshe përralla ishte ndryshe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat