Heu!

Kultura

Heu!

Nga: Haki Bunjaku Më: 28 korrik 2017 Në ora: 23:19
Haki Bunjaku

Po,ç`mu ka këput rruck në cung!

Po shoh,me zili,skunraj sa dasmat sa në Kosovë,ndërsa unë qe e treta vjet që nuk mund po shkoj atje.Një punë e vogël më bëhet pengesë e madhe,prandaj mbetëm këtu që ta ruaj vetëminë.Me pas shkue,mbase më kishin martue edhe me zor!Ku pe di?!

Qysh po sillën kokërrat,nuk e kam gjatë,po thash bile ta hjek edhe këte ixhram!Ja vdes dikush,ja dikush mashtrohet për letra e del puna në breg.Vërtet kjo vetëm për letra se martesa ka mbet mbas 48 vjetëve.

Po sa të rri kështu,si mbi furrig,nuk del asgjë e hajrit.

Ikën de,ikën krejt.Astmatikët në male,reumatikët në bregdet e dashnorët në Prizren për rroba të dhëndrrit e nusës-fati i butikëve,si i hutit në zgur!

Krejtëve po u del fat e mue jofat.Po,si më duket,nuk kam kërkesë utopike.Po due me u matue e deti kos u bëftë!Pikë.

Mora vesh përmes internetit se në Irak janë mbet mbi një milion të veja,e po i them grues një me bie hise mue dhe do të shkoj.U hallakat keq!

Njena vajzë i tha:-bile edhe paret për udhë epja,se këta atje as policia smund e çojnë se tutet!

-Besa-besë nuk pat faj,po çka dreqin po më vye nusja,mbasi të më shkoj koka.Hoça dorë prej atjehit,por tash nipi nga çika,Albani po thotë:-Ere hajt babë se une ta gjej nja,e kur ta njek grueja deri jashtë.

Është këput de!

Tash fisnikja kur po më sheh që smund po e mbaj drejtpeshimin,po thotë:-Tash je bër tamam për martesë!

O këtu është përdorë terminologji e gabueshme se në vend nuse,duhet të jetë grue dhe në vend martesë,duhet të figurojë bashkëjetesë!

Hë de,tash jemi në rregull e do të luaj puna (kysmet)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat