Syrit

Kultura

Syrit

Nga: Haki Bunjaku Më: 30 korrik 2017 Në ora: 08:58
Haki Bunjaku

I shkon bukur mësitnia për flirt

Pa zë e zhurmë nis fillin e idilës erotike

(mos ma luej syrin se m`fike)

syrit nuk i shpëton asgjë

pa e vu në objektiv dhe

heshtas komunikon më mirë se gjuha

ngul shigjetën drejt në zemër

pranon e refuzon udhëzime

Pasha sytë nuk kam faj

bukuria, he vaj-vaj

se më kalli për s`gjalli

he, mu verbofshin të dy 

nëse nuk i dal në skaj

me tërheç e rrefuzue...

...sipas rastit i vie fuqi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat