Takimet letrare te Guri i Plakës

Kultura

Takimet letrare te Guri i Plakës

Nga: Rrahman Hyseni Më: 30 korrik 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Dje, më 29 korrik 2017 në Restoranin GURI I PALAKËS në Drenas u mbajt Manifestimi letrar tashmë tradicional Festivali i Poezisë në patronatin e Asocacionit Letrar dhe të Artistëve,’ ART CLUB “RIFAT KUKAJ’’, edicioni  II, i mbështetur materialisht nga Ministria e Diasporës. Fillimisht u bë prezantimi i pikturave të piktorit z.Fatmir Caraku.

Pjesëmarrja në Festivalin e Poezisë ishte e madhe. Juria në përbërje të zr. Adem Gashi, znj. Nexhmije Kastrati dhe z. Xheladin Mjeku, kishin përzgjedhur poezitë fituese si vijonë: Çmimi i Parë për poeten znj. Shqipe Hasani, Çmimi i Dytë për poeten znj. Diella Çitaku dhe Çmimi i Tretë për poetin z. Bedri Zyberaj. Me Çmimin Special kësaj radhe u nderua krijuesi dhe shkrimtari z. Hysen Ibrahimi, i cili përuroi veprat letrare ’’ Thesari Kombëtar 7 dhe 8’’, si dhe ’’ Arsimi Shqip në Suedi’’të gjitha këto botime të Shoqatës së Shkrimtarëve “Papa Klementi XI Albani’’, në Suedi. Nga Ministria e Diasporës miket dhe miqtë e penës i përshëndeti edhe z. Shani Hamitaga.

Marrë në tërsi organizimi letrar i festivalit ishte i nivelit të shkëlqyer artistik po dhe profesional.

Ju lumtë miku im zr. Izet Abdyli për një organizim kaq të denjë!

Suksese të reja edhe në të ardhmen!

Me respekt miku  juaj Rrahman Hyseni!

Rrahman Hyseni

I MBETUR PA EMËR

I

Snobist(e ) i ndryshkur e i harxhuar

Autodidakt

Kukavajkës i ngjason

Ecë si pa kokë

Për ty gjithkund e gjithçka është përmbysur

Si një cunam

Thotë se këtu ka kulturë

Jo nga mizoritë është zhveshur

Si një lis pa gjethe...

II

Sikur është djegur çdo gjë

E asgjë e bukur s’ka mbetur

Epo nganjëherë s’mund të flasësh

As të bëj punë

I vien në siklet trupi kockat dhe indet e trupit

III

Si të rri i heshtur

dora dridhet mendja trubullohet

shtjellon diç të kuqe e të zezë

Qeshë e lëndon

Sheh si dashurinë e bënë mjerim

Akademikët i quan me pseudonim

Duke u munduar ta ndalë kohën

IV

Eh... akrepat e orës ecin, ti je vonuar

Nga shumëçka

Del nga Shkupi në Shkodër

Zgjohet në agim mos vallë nga të zezat

Që thash dje e sot ka ndodhur

As fjalët as erotika s’i bën punë

E seksi sikur s’ka rëndësi

Por sytë i nxjerrin xixëllonja

V

Klithë i ndyshkur i harxhuar

 i pa ngopur i vetëlavdëruar

Tërë ditën nga mizoritë

Rrudhat e ballit i lëshohen mbi sy

Duke mos e lexuar askush

I mbetur pa emër

Edhe pse emri i tij është i shuar

Trupi tij i tëri shkrihet në hi...

 

Zymer Mehani

PËR TY, ATDHE!...

 

Merre timin gjak
e dehu
Plagë duke shëruar

 

Dhe trupin tim merre
e përdore
Si varkë për të lundruar

 

Merre timen zemër
e shfrytëzoje
Porsi orë

 

Të tërin më merr
Për ty Atdhe....
Bëhem theror

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat