Nis seminari mbarëkombëtar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë - Bota Sot
Nis seminari mbarëkombëtar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Kultura

Nis seminari mbarëkombëtar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 06:34
Ilustrim

Nën organizimin e ministrive të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, nga sot deri më 4 gusht do të mbahet Seminari i mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i trembëdhjeti me radhë, i cili këtë vit do të mbahet në qytetin e Gjakovës.

Në hapje të Seminarit, punimet do t’i përshëndesin ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe znj.Mirela Karabina, si dhe ministri i Diasporës, z. Valon Murati.

Në këtë Seminar, pritet të marrin pjesë në rreth 120 mësues shqiptarë, të cilët janë të angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat