Shtjefën Dulaj – bir furrëtari, drejtor shkolle me hobi kopështari

Kultura

Shtjefën Dulaj – bir furrëtari, drejtor shkolle me hobi kopështari

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 2 gusht 2017 Në ora: 17:01
Shtjefën Dulaj

Më 14 tetor 2005 nga SHKA “Katarina Josipi” u mbajtë një tryezë e rrumbullakët me temën 35-vjetori i SHKA-së “Katarinna Josipi” dhe shenimi i 60-vjetori të lindjes së veprimtarit të arsimit dhe kulturës, z. Shtjefën Dulajt, me ç’rast, pas 12-vitësh, zhvilluam një bisedë rasti me te.

Pas shkollimit në Mitrovicë e Prishtinë, u ktheve në vendlindje, në Zym ku le gjurmë të kulturës – sa ishte suksesi i juaj?

Unë, si bir furrëtari (bukëpjekës-i) punonim në Zveçan, shkollën fillore e fillova në Zym por e kreva në Mitrovicë si dhe të mesmen, Gjimnazin Pedagogjik, për t’u bërë mësues, poashtu,e kreva   në Mitrovicë, vazhdova studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në  grupin e matemati-kës, e kreva dhe u inkuadrova në procesin arsimor, fillimisht në Ramajë e pastaj në Zym, ku isha për 13-vjet drejtor shkolle..Nga ku fillova aktivitetin jashtshkollor me veprimtarë e shokë- dashamirë të arsimit e kulturës, si të Zymit ashtu edhe hasjanë tjarë...Më 4 maj 1970 formuam SHKA-në “Katarina Josipi” për të mos u ndalur kjo shoqëri së vepruari edhe sot e kësaj dite Kjo shoqatë kulturore ndikoi në formimin e simotrave tjera në Gjonaj, Ramajë e gjetiu, për çka u arritë efekti i duhur.

 Pas pensionimit, iu ktheve zejes tradicionale me familje- Përshtypjet tua? 

Nga kurbeti në Plloqe të Kroacisë, vend i thyeshëm si Zymi e Guri i Hasit, por deti afër e freskon dhe e gjallëron vendin, Nga ajte dua të sjell dëshirën dhe vulnetin për punë për të  krijuar kushte jete edhe në vandin tonë të thatë-Zymin.Kam përshtypjen se të gjithë duhet ta sjellim kulturën e punës edhe këtu, në vendin e thatë..

Vitet e lezetshme të pleqërisë i kalon në vendlindje, në Zym me ç’farë aktiviteti meresh?

Nga puna në kurbet me djemtë e familjen, mblodha forcat për ta ndërruar ambientin e vjetër: shtëpinë e gjyshit dhe të babait me votër e oxhak e shndërrova në shtëpi me nxerje qensdrore si dhe krijova një ambient relaksues për pleqërinë time dhe rehati të familjjes.. Aty kam formuar një mini kopsht të vogël pune pranë shtëpisë ku kam të mbjellura bimë  prodhuese njëvjeçare e shumëvjeçare:çepë, domate, patate, speca, , tranguj, lakra, drdhëza e pemë: molla, mushmolla, dardha, pjeshkë, çershia , lule, trëndafila llojesh të ndryshme, etj. Aty është aktiviteti im jetësor pranveror e vjeshtor. 

Siç duket do t’i kthehesh aktivitetit të parë, tash në këtë moshë...?

Siç po e shoh vetën, ende mund t’i kontribuoj vendit .Dhe se duhet t’i tregojmë botës se nuk jemi “sot për nesër” por sa të qëndrojë kjo botë...! Kam qenë dhe jamë i flakët për të shprehur dashurinë ndaj vendlindjes për kultivimin e të mirave materiale-shpirtërore- aty duhet në Zym, ku edhe e kam filluar duhet përmbyllur dhe përfunduar. Krejtë kjo, për të shkuar gjurmëve te të parëve, të sotmës e për të vazhduar e shtuar dëshirën edhe gjeneratave të së ardhmës, edhe pse janë të pakta...

 Si aktivist i fushës së folklorit mund t’i falenderojë shokët e dashamirët e artit muzikor e folklorik me të cilët kam bashkëpunuar: Hajdar Gashi me shokë nga Rogova, Elmi Çoçaj, Beçir Çollaku, Rasim Beçaj, Nagip Bytyçi , Tahir Muçaj e të tjerë si dhe gjithë trupin arsimorë në Zym.

Çka ke diçka për të shtuar?

Si në çdo kohë ashtu edhe sot duhet të kemi disa njerëz shembullorë që mund të vazhdojnë  e veprojnë nga e mbara për t’u ballafaquar me sfidat politike të natyrave të ndryshme, duhet të rritet guximi, se frika sipas teorisë politike, e hanë shpirtin e demokracisë, ua mohon e dobëson fuqinë për aktivitete në të kundërtën, unë dua ta shtojë fuqinë për aktivitete  të mëtejme për vendin tim!

Duhet ta përtrijmë vendin për t’i joshur të rinjët për të investuar në vendlindje, në kulturë e infrastrukturë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat